Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Emrat/ Ekzekutohen masat e sigurisë ndaj tre punonjësve të Policisë së Shtetit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
Emrat/ Ekzekutohen masat e sigurisë ndaj tre punonjësve të Policisë së Shtetit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan–Korçë), ka ekzekutuar masa sigurie ndaj tre punonjësve të Policisë së Shtetit, të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme të lojërave të fatit dhe shpërdorim detyre.

Nga hetimet e zhvilluara ka rezultuar se punonjësit e policisë, Hysen Duka, Gëzim Duka dhe Ervin Shimplaku në bashkëpunim me shtetasin me iniciale F.D., i arrestuar më 23 mars 2025, kanë vënë në dispozicion ambientet e lokaleve në pronësi të tyre për organizimin e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Gjithashtu, një prej efektivëve, Ervin Shimplaku, dyshohet se ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemin elektronik “E-GJOBA”, me qëllim kërkimin e të dhënave të mjeteve për llogari të personave të tretë, duke shkelur detyrimet ligjore të funksionit.

Elbasan – AMP ekzekuton masat e sigurisë për tre punonjës policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë), pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka ekzekutuar masat e sigurisë me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, ndaj 3️⃣ punonjësve të policisë, të dyshuar për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit”, e kryer në bashkëpunim, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga nenet 197 dhe 25, 198 dhe248 të Kodit Penal.

➡Inspektor H. D., me detyrë në kohën e kryerjes së veprën penale, Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Elbasan, aktualisht me detyrë Trupë Shërbimi i Ruajtjes e Sigurisë së Objektit, në Njësinë e Pritjes dhe Sigurisë Gjadër, pranë DVP-Lezhë.

➡Inspektor G. D., me detyrë në kohën e kryerjes së veprën penale, Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Elbasan, aktualisht me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Kukës.

➡Inspektor E. SH., me detyrë Trup Shërbimi i Trafikut Interurban dhe Urban pranë DVP-Elbasan.

Ekzekutimi i masave të sigurisë u bë i mundur pasi nga hetimet e zhvilluara me metoda speciale, ka rezultuar se punonjësit e policisë në bashkëpunim me shtetasin F. D., (i arrestuar me datë 23.03.2025), kanë vënë në dispozicion ambientet bar-kafe në pronësi të tyre me qëllim organizimin e aktivitetit të paligjshëm të lojrave të fatit. Ndërsa punonjësi i policisë E. SH.,  duke vepruar në mospërmbushje të rregullt të detyrës, ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemin elektronik të gjobave “E-GJOBA”, me qëllim kërkimin e të dhënave të mjeteve për llogari të personave të tretë.

 

Previous Post

Ish-ministri emërohet drejtor i Portit të Durrësit? Ministrja e Ramës e uron, pastaj fshin postimin

Next Post

U thirr në SPAK, Belinda Balluku nuk paraqitet para prokurorëve të posaçëm

Next Post
U thirr në SPAK, Belinda Balluku nuk paraqitet para prokurorëve të posaçëm

U thirr në SPAK, Belinda Balluku nuk paraqitet para prokurorëve të posaçëm

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”
AKTUALITET

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

by Redaktor Redaktor
September 15, 2026
0

Një bandë shqiptare e dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine është goditur në Belgjikë. Tetë persona u prangosën në kuadër të...

Read moreDetails
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

September 4, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Europës, ndaj fuqisë blerëse

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Europës, ndaj fuqisë blerëse

September 15, 2026
Tarifa me fasha edhe për ujin, propozohet mekanizëm sezonal për Durrësin, Vlorën dhe Sarandën

Tarifa me fasha edhe për ujin, propozohet mekanizëm sezonal për Durrësin, Vlorën dhe Sarandën

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al