Drejtuesi i Maska.al, Ariglon Pali, njëkohësisht dhe anëtar i Tifozave Kuq e Zi, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në “Mega Sport”, në A2 ku fokus i bisedës ishte ndeshja e Shqipërisë me Serbinë si dhe performanca e Kombëtares.
“Prej 5 vitesh thuajse nuk e shoh kombetaren si gazetar ne stadium, por e shikoj si tifoz kështu që, jam dhe anëtar i Tifozave Kuq e Zi, dhe ka qenë një atmosferë fantastike, sidomos në Tiranë.”
Teksa moderatori i ka thënë nëse është e vërtetë që është personi që ka organizuar të gjithë festën tek sheshi Italia, Pali është shprehur se organizimi është bërë nga TKZ Tirana.
“Organizimi ështe bere nga TKZ Tirana dhe une jam anetar. Ne TKZ asnjehere nuk organizon dicka nje individ. ne jemi gjithmone bashke.”
I pyetur për atmosferën, Pali tha se ishte një atmosferê fantastike.
“Nuk e prisja, unë po bëja llogaritë dhe mund te ishim diku tek 3 mije persona, 4 mije. Ka qene e magjishme. Mund te them, pak me shaka, por me shume birra jane derdhur nga gezimi sesa jane pire nga sportedashesit. Une spi alkool por te gjithe ishim te dehur nga gezimi.”








