Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Akuzohet se vrau biznesmenin italian/ Kamber Sulçaj mbetet në qeli

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Akuzohet se vrau biznesmenin italian/ Kamber Sulçaj mbetet në qeli
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Kamber Sulçaj, i cili u vetëdorëzua tre ditë më parë, pasi akuzohet si autor i vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi, në fshatin Salari të Tepelenës, mbrëmjen e 26 shtatorit.

Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Entela Selmanaj, teksa Sulçaj akuzohet për “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Mësohet se gjatë gjithë seancës së sotme, Kamber Sulçaj ka zgjedhur të heshtë para togave të zeza, teksa nuk foli as në momentin kur u dorëzua para Policisë.

Avokati i tij i ardhur nga Vlora, Arsen Zotaj, i ka kërkuar trupit gjykues të merret parasysh fakti i vetëdorëzimit, që do të sillte rrethana lehtësuese për klientin e tij. Pas dhënies së vendimit, ai ka paralajmëruar se do ta ankimojnë masën e sigurisë në Gjykatën e Apelit. Ndërkohë, nuk ka pranuar të flasë për mediat, pas daljes nga gjykata.

Biznesmeni italian, 44-vjeçari Edoardo Sarchi u gjet pa shenja jete, rreth orës 00:30, të mesnatës , në anë të rrugës në vendin e quajtur Dilan mes Nivicës dhe Salarisë, në Tepelenë.

Në trupin e viktimës, është konstatuar vetëm një plagë plumbi, në pjesën e këmbës, në arterien kryesore, ku gjakderdhja dyshohet se i ka shkaktuar vdekjen. Ai ndodhej për gjueti së bashku me Eqerem Braçin dhe dy djemtë e tij, Daniel dhe Gazmend Braçi, si dhe me një person të katërt.

Shkaku i vrasjes dyshohet se ka qenë një mosmarrëveshje momentale për dritat e makinës mes 4 personave, teksa dyshohet se biznesmeni italian është vrarë nga një plumb rikoshet.

Kamber Sulçaj, 48 vjeç, rezulton të jetë aksioner në një gurore në Brataj të Selenicës, Vlorë. Sipas të dhënave zyrtare, Sulçaj zotëron 25% të aksioneve në guroret “Stone Quramenga”, ku aksionarë janë gjithashtu babai i tij, Delo Sulçaj me 20% dhe vëllai, Akil (alias Ermal) Sulçaj me 15%. Pjesa tjetër u përket dy ortakëve të tjerë jashtë familjes. Përveç këtij aktiviteti, Kamber Sulçaj zotëron edhe një stan me bagëti.

Familja Sulçaj nuk është e panjohur për drejtësinë. Në maj të vitit 2021, në Vlorë u arrestua vëllai i tij, Gazmendi, së bashku me kushëririn Roel Sulçaj. Ata u kapën me 2,632 fara kanabisi, të destinuara për kultivim dhe shitje.

Previous Post

Hetimet/ Si Arjon Hasaj futi në “kurth” Ramazan Matajn: Pagova një vajzë rome

Next Post

Parashikimi i motit për këtë të diel

Next Post
Parashikimi i motit për këtë të diel

Parashikimi i motit për këtë të diel

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Liga e Kombeve/ Bjellorusi-Shqipëri do të luhet pa spektatorë në Budapest

Liga e Kombeve/ Bjellorusi-Shqipëri do të luhet pa spektatorë në Budapest

November 5, 2026
Dhuna në protesta, ambasadorja e BE-së ‘i tërheq veshin’ qeverisë: Reagimi i policisë të jetë proporcional

Dhuna në protesta, ambasadorja e BE-së ‘i tërheq veshin’ qeverisë: Reagimi i policisë të jetë proporcional

November 5, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al