Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai është marrë i pandehur per akuzën e shkeljes së barazisë në tendera dhe ankande publike.

Ai akuzohet konkretisht për “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion pasiv dhe aktiv”, “Fshehje të pasurisë” dhe “Shkelje të parimeve të barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike”.

Denoncimi ndaj kryebashkiakut të Kolonjës është bërë në Prokurorinë e Posaçme nga një avokat në Korçë, Esmerald Xhafa, i cili e akuzonte Isain për korrupsion dhe shpërdorim detyre në disa vepra penale.

Sipas kallëzimit ndaj tij, pas hetimeve mbi tenderat e organizuar nga Bashkia Kolonjë, është konstatuar se shumica e tyre janë të shënuar me “flamur të kuq”, pasi ndarja e tyre rezulton e paracaktuar.

Po ashtu, raportohet se punimet e realizuara për këto tendera nuk janë përfunduar as me cilësinë e duhur, as sipas projekteve të miratuara nga Autoriteti Kontraktor.

Një rast konkret që përmendet është ai i rikonstruksionit të digës së Rezervuarit të Gjonçit dhe ndërtimi i pritave malore në fshatrat e Bashkisë Kolonjë, gjatë vitit 2023. Dyshimet janë se punimet nuk janë kryer siç duhet, duke sjellë pasoja për cilësinë dhe standardet e punimeve publike në këtë zonë.

Bëhet me dije se bashkë me Erion Isain janë marrë të pandehur edhe 6 persona të tjerë, zyrtarë të Bashkisë së Kolonjës.

Kryebashkiaku i Kolonjës është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme mëngjesin 15 Janarit 2025, ku refuzoi të zbulonte për mediat arsyen e paraqitjes. I pyetur nga gazetarët mbi arsyen e thirrjes në SPAK, ai u shpreh se: “Kur të dal, nuk e di”.

Ai është marrë në pyetje për 3 orë nga Prokurorët e posaçëm edhe më 30 Maj 2023.

“Është një ngjarje e vjetër, nuk ka lidhje me tenderat e bashkisë. Kam qenë i thirrur si person në dijeni për një ngjarje.

Nuk ka lidhje me krimet zgjedhore, a lidhje me një ngjarje konkrete të para shumë kohëve, ku Bashkia nuk ka qenë e përfshirë me tender publik të drejtpërdrejtë, por si institucion që bashkëpunon dhe ka dijeni.

I takon prokurorisë se kë po heton, unë jam pyetur si person që ka dijeni. Hetuesit ishin në humor, pse të mos jenë në humor Ishte hera e parë në Prokurori, ishte këndshëm”, ka thënë ai në atë kohë pas daljes nga SPAK.

Previous Post

“BE-ja po kërkon një rrugëdalje nga bllokadat”, DW: Nuk e ka të lehtë marrjen e vendimeve të përbashkëta në politikën e jashtme

Next Post

U shfaq në të njëjtin ambient me Olsi Ramën, reagon deputeti i PD

Next Post
U shfaq në të njëjtin ambient me Olsi Ramën, reagon deputeti i PD

U shfaq në të njëjtin ambient me Olsi Ramën, reagon deputeti i PD

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh
AKTUALITET

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

by Redaktor Redaktor
September 12, 2026
0

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Belshit, ku elektricisti i OSHEE-së, Klajd Zekthi, ka humbur jetën teksa ndodhej në...

Read moreDetails
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Luxair sjell Luksemburgun përmes linjës së re me Tirana International Airport

Luxair sjell Luksemburgun përmes linjës së re me Tirana International Airport

September 15, 2026
I njohur si “mbreti i arratisjeve”, si u lejua Alket Rizai të dilte 16 herë nga burgu?

I njohur si “mbreti i arratisjeve”, si u lejua Alket Rizai të dilte 16 herë nga burgu?

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al