Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

VIDEO/ Si iu falën taksat e qytetarëve Xhemal dhe Kujtim Qefalisë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
VIDEO/ Si iu falën taksat e qytetarëve Xhemal dhe Kujtim Qefalisë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Javën e kaluar ju treguam se si Drejtoria e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë e Tiranës ishte shndërruar në një grup të strukturuar kriminal, që jo vetëm vidhte qytetarët, por i shkaktonte një dëm kolosal edhe vetë arkës së bashkisë më të madhe në vend.

Tani, në pjesën e dytë të audiopërgjimeve, zbardhen mekanizmat e brendshëm të kësaj skeme korruptive.

“50 mijëshet e përditshme” dhe zarfi nën dorë

Në regjistrimet e siguruara, inspektori Gerd Mihali, nën drejtimin e atëhershëm të Arli Naskës, shpjegon hapur një praktikë abuzive: përdorimin e hapësirës publike si pronë private dhe taksimin minimal të subjekteve, në këmbim të zarfeve me para nën dorë. Në bisedë përmenden edhe “50 mijëshet e përditshme”, shuma që justifikoheshin si shpenzime ditore, por që realisht ishin pjesë e një skeme zhvatjeje të mirëorganizuar.

Dy USB-të, dy realitete

Një tjetër detaj tronditës është fakti se drejtuesit e kësaj strukture mbanin dy sisteme të dhënash: një zyrtar, i dorëzuar në shtet, dhe një tjetër sekret, për llogari të grupit. Përmes kësaj metodologjie kontrolli, performanca e çdo inspektori matej në bazë të shumës së mbledhur, e cila sipas burimeve tona arrinte në 300 milionë lekë. Kur kuota nuk përmbushej, ndërmerreshin ekspedita “ndëshkimore”, duke kujtuar taksidarët e dikurshëm të hyqmetit.

Emra, zona dhe ndarje përqindjesh.

Në audio përmenden edhe emra konkretë si Artan Ligori (“Tani”), që gëzonte një rol të veçantë në mbledhjen e shumave të mëdha, kryesisht nga magazinat e qytetit. Ndërsa ish-deputeti Xhemal Qefalia përmendet si faktor ndikimi politik, duke ngritur dyshime se skema kishte jo vetëm synime financiare, por edhe elektorale. Mohimi dhe mungesa e përgjegjësisë. Megjithëse ekzistojnë regjistrime të qarta, Mihali ka mohuar publikisht se zëri në audiopërgjim t’i përkasë atij.

Por faktet flasin ndryshe, ndërsa qytetarët kërkojnë përgjigje për pyetjet e mëdha:

Kush përfitoi nga reduktimi i hapësirës publike?

Pse u mbajtën dy sisteme të dhënash?

Cilat janë lidhjet e kësaj skeme me funksionarë të lartë të Bashkisë së Tiranës?

E gjithë kjo që u bë publike deri tani, është vetëm maja e ajsbergut. Shumë pjesë të skemës mbeten ende të fshehura. Tashmë, është detyrë e organeve ligjzbatuese të hetojnë në detaje këtë aferë, ku përfshihen jo vetëm drejtues të niveleve të mesme, por edhe persona të afërt me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, një pjesë e të cilëve sot ndodhen në burg./Emisioni “Piranjat”

Previous Post

Këmbimi valutor 20 Shtator/ Me sa blihen e shiten valutat e huaja

Next Post

I pandehur Gjyli i firmos 2 tendera 4.3 miliardë lekë Ndoc Kullës, nën hetim për “mirëmbajtjen”

Next Post
I pandehur Gjyli i firmos 2 tendera 4.3 miliardë lekë Ndoc Kullës, nën hetim për “mirëmbajtjen”

I pandehur Gjyli i firmos 2 tendera 4.3 miliardë lekë Ndoc Kullës, nën hetim për "mirëmbajtjen"

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën
AKTUALITET

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

by Redaktor Redaktor
November 7, 2026
0

Në vijim të denoncimeve të publikuara nga Maska.al për dyshime mbi ndërhyrjet, presionet dhe praktikat korruptive brenda administratës doganore, një...

Read moreDetails
Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

November 4, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Urim Fiku u qëllua me pistoletë dhe sopatë! Gruaja dhe i biri tentuan ta varrosnin pa ekspertizë

Tradhtia shkak i vrasjes së 61-vjeçarit? Pas krimit, nënë e bir hodhën rrobat në tualet/ Detajet

November 4, 2026
Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

September 24, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Të rriturit e moshës së mesme konsumojnë dy herë më shumë kanabis se Gen Z

Të rriturit e moshës së mesme konsumojnë dy herë më shumë kanabis se Gen Z

November 10, 2026
Tabaku nga Brukseli: Integrimi europian nuk duhet të mbetet në letër

Tabaku nga Brukseli: Integrimi europian nuk duhet të mbetet në letër

November 10, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al