Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Berisha paralajmëron protesta dhe revolta: Me Ramën nuk ka zgjedhje të ndershme

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Berisha paralajmëron protesta dhe revolta: Me Ramën nuk ka zgjedhje të ndershme
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike,kreu i PD, Sali Berisha, paralajmëroi protesta dhe revolta, duke theksuar se me kryeministrin Edi Rama nuk mund të ketë zgjedhje të lira. Ai ritheksoi qëndrimin e tij, të shprehur më 11 maj 2025, se vota e lirë duhet t’u kthehet shqiptarëve me çdo kusht.

Berisha u shpreh se retorika e tij ka ndryshuar, duke theksuar se tani ajo bazohet në “pesë rezoluta ndërkombëtare” të cilat “damkosin Ramën si kryetar të një narkoshteti” dhe si një person që “zhvillon farsë elektorale”. Edhe pse pranoi se këto dokumente nuk kanë efekt të menjëhershëm, ai tha se ato do të kenë ndikimin e tyre në të ardhmen.

“Ne jemi të bindur se shqiptarët, dhe vetëm qytetarët shqiptarë, do mund t’ua rikthejnë votën e lirë qytetarëve shqiptarë,” tha Berisha, duke theksuar se roli i ndërkombëtarëve është vetëm mbështetës.

Lideri i opozitës u pyet edhe për një analizë të brendshme të partisë, duke thënë se ajo do të bëhet, por pa një datë fikse, për shkak të “disa problemeve në vazhdim”. Ai theksoi se kjo analizë do të jetë e hapur për të gjithë anëtarët dhe mbështetësit.

Sa i përket hyrjes në Parlament, Berisha konfirmoi se në mbledhjen e Kryesisë nuk pati asnjë kundërshtim ndaj këtij propozimi, duke shtuar se pati vetëm sugjerime për formatin. Ai u shpreh se ishte plotësisht dakord me propozimin e Ervin Salianjit, i cili sugjeroi që hyrja në Parlament të shoqërohet me protesta dhe revolta.

Berisha deklaroi se protestat do të nisin “në kohën më të shpejtë të duhur” dhe se opozita ndodhet përpara një “misioni të ri dhe të madh, misionit të shpëtimit të Shqipërisë nga diktatura autoritare”.

Në fund, Berisha tha se Partia Demokratike do të veprojë në përputhje me statutin e saj dhe se analiza e zgjedhjeve të fundit, por edhe e atyre të vitit 2023, do të kryhet, pavarësisht vështirësive që ai ka kaluar gjatë periudhës së arrestimit të tij. Ai hodhi poshtë idenë se ka dy standarde për pranimin ose jo të rezultatit, duke theksuar se “farsa është farsë, votimi është votim” dhe se “krimineli i zgjedhjeve është Edi Rama, dhe numri 2, Altin Troplini”.

Previous Post

I mori 8 mijë euro klientit, “arrest shtëpie” për avokatin Besart Logu! SPAK: Premtoi ndikimin te prokurorët dhe gjyqtari

Next Post

Tiranë/ Gardisti sherr me qytetarin, nxjerr armën e shërbimit dhe e kërcënon me jetë

Next Post
Tiranë/ Gardisti sherr me qytetarin, nxjerr armën e shërbimit dhe e kërcënon me jetë

Tiranë/ Gardisti sherr me qytetarin, nxjerr armën e shërbimit dhe e kërcënon me jetë

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën
AKTUALITET

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

by Redaktor Redaktor
November 7, 2026
0

Në vijim të denoncimeve të publikuara nga Maska.al për dyshime mbi ndërhyrjet, presionet dhe praktikat korruptive brenda administratës doganore, një...

Read moreDetails
Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

November 4, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Urim Fiku u qëllua me pistoletë dhe sopatë! Gruaja dhe i biri tentuan ta varrosnin pa ekspertizë

Tradhtia shkak i vrasjes së 61-vjeçarit? Pas krimit, nënë e bir hodhën rrobat në tualet/ Detajet

November 4, 2026
Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

September 24, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tabaku në PE: Shqipërisë i duhet qeveri teknike

Tabaku në PE: Shqipërisë i duhet qeveri teknike

November 10, 2026
164 ditë përballë Kryeministrisë, protestuesit refuzojnë dialogun

164 ditë përballë Kryeministrisë, protestuesit refuzojnë dialogun

November 10, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al