Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sherr në KPP për tenderin 2.6 milionë euro, ortaku i Beqajt akuzon AKSHI-n për paracaktim të fituesit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Sherr në KPP për tenderin 2.6 milionë euro, ortaku i Beqajt akuzon AKSHI-n për paracaktim të fituesit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një përplasje e ashpër ka shpërthyer në Komisionin e Prokurimit Publik gjatë javëve të fundit në lidhje me tenderëte e AKSHI-t. Më e fundit ka të bëjë me tenderin e shpallur nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit me fond limit rreth 2.6 milionë euro, për ndërtimin e platformës kombëtare ACRIS (Albanian Current Research Information System).

Siç meson Skyweb.al, kompania INTECH+, në pronësi të Sokol Sinanit, i njohur si ortak i ish-ministrit Ilir Beqaj dhe përfitues i madh i tenderëve të teknologjisë së informacionit, ka dorëzuar dje një ankesë në KPP, ku hedh akuza të forta për paracaktim të fituesit.

Në ankesë, Sinani ngre si problem kryesor mungesën e caktimit të kodit CPV, të cilin e cilëson kufizim të drejtpërdrejtë të konkurrencës:

“Mos­përcaktimi bën të mundur që OE të kufizohen dhe të mos marrin pjesë në këtë procedurë duke lindur dyshimin e arsyeshëm të bazuar në këtë provë, se Autoriteti qëllimisht ka kufizuar konkurrencën artificialisht duke shkuar ndesh me parimet themelore të procedurave të prokurimeve publike. Gjithashtu AK ka cënuar OE duke fshehur informacion, duke mos qenë i qartë në atë çfarë kërkon, pasi mosparaqitja e këtij kodi, kufizon të drejtën për informim të OE, kufizon ata në të marrin pjesë në procedurat që i shohin të arsyeshme në kuadër të objektit të tyre të aktivitetit dhe më gjerë.”

Sinani kërkon heqjen e këtij kufizimi dhe ka vënë në dukje edhe një tjetër kusht të debatueshëm: detyrimin që punonjësit e kompanive pjesëmarrëse të kenë figuruar në listë-pagesa për të paktën tre muaj para dorëzimit të ofertës.

Sipas tij, ky kriter është i padrejtë dhe përdoret shpesh për të eliminuar konkurrencën reale.

Përplasjet në KPP për tenderët e AKSHI kanë shpërthyer hapur pas rikthimit të Gerond Meçes i Advanced Business Solution, pas dy vitesh “zbythjeje” të detyruar, shkaku i së cilës dyshohet se lidhet me disa përgjime.

Në anën tjetër, “furtuna” ka nisur në krahun e Ermal Beqirit, i cili tashmë është futur në radarin e SPAK.

Vetë Sinani, përveç INTECH+, është gjithashtu pronar i Dat Log, një tjetër kompani që ka marrë tenderë të rëndësishëm nga AKSHI, shpesh në partneritet me Meçcen.

Tenderi i AKSHI-t parashikon ndërtimin e një platforme kombëtare për menaxhimin elektronik të titujve akademikë, gradave shkencore, revistave dhe projekteve kërkimore të financuara. Kontrata është e ndarë në 166.6 milionë lekë për implementim dhe 83.3 milionë lekë për mirëmbajtje, me një afat 9-mujor për implementimin dhe 24-mujor për mirëmbajtjen. /skyweb.al

Tags: kompania INTECH+në pronësi të Sokol SinanitSherr në KPPSinani
Previous Post

Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar midis deteve ëndërrimtare dhe kaosit të tmerrshëm

Next Post

Gjenerali Zaluzhnyi, hero lufte në mërgim apo presidenti i ardhshëm i Ukrainës?

Next Post
Gjenerali Zaluzhnyi, hero lufte në mërgim apo presidenti i ardhshëm i Ukrainës?

Gjenerali Zaluzhnyi, hero lufte në mërgim apo presidenti i ardhshëm i Ukrainës?

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh
AKTUALITET

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

by Redaktor Redaktor
September 12, 2026
0

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Belshit, ku elektricisti i OSHEE-së, Klajd Zekthi, ka humbur jetën teksa ndodhej në...

Read moreDetails
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ngërçi me pagat, administrata e Gjykatës së Kukësit bojkoton punën

Ngërçi me pagat, administrata e Gjykatës së Kukësit bojkoton punën

September 15, 2026
Luxair sjell Luksemburgun përmes linjës së re me Tirana International Airport

Luxair sjell Luksemburgun përmes linjës së re me Tirana International Airport

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al