Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur gjatë natës së mbremshme në një lokal në fshatin Çukas në Lushnje.
Sipas policisë, pronari i lokalit, Resul Gashi ka qëlluar në këmbë klientin, Ramadan Menka, 58 vjeç.
Ky i fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë policia po punon për kapjen e autorit të plagosjes.








