Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ilir Meta akuza ndaj SPAK-ut dhe gjyqtarit Çela, e quan vendimin për të “farsë gjyqësore”

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Kërkoi lirinë, GJKKO i rrëzon kërkesën/ Ilir Meta mbetet në burg, avokati: Shkelje kushtetuese dhe presion
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar ndaj vendimit të gjyqtarit, Erjon Çela për të mos e liruar nga masa e sigurisë. Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Meta e quajti gjyqtarin “noter të SPAK-ut” dhe e akuzoi SPAK-un për një “farsë gjyqësore” të ndërtuar pa prova.

Meta thekson se argumenti i SPAK-ut, sipas të cilit lirimi i tij si kryetar partie mund të intimidonte dëshmitarët, është “mashtrim publik”.

Ai pretendon se asnjë nga dëshmitarët e përmendur nga SPAK-u nuk janë anëtarë të Partisë së Lirisë.

“E theksoj se përveç Petrit Vasili, asnjë tjetër nga dëshmitarët e SPAK-ut nuk është anëtar i Partisë së Lirisë sot. 𝐄𝐧𝐝𝐫𝐢𝐭 𝐁𝐫𝐚𝐢𝐦𝐥𝐥𝐚𝐫𝐢, edhe falë Dumanit, dihet botërisht se është bërë “rilindas” i thekur dhe ishte në listën e deputetëve të Partisë Socialiste. 𝐄𝐫𝐢𝐨𝐥 𝐁𝐫𝐚𝐢𝐦𝐥𝐥𝐚𝐫𝐢, është shkarkuar nga Partia e Lirisë që në Janar 2024 për veprimtari të dyshimtë dhe është pjesë e “Rilindjes”. Madje ishte edhe numërues i votave të saj në zgjedhjet e fundit për Partinë Socialiste. 𝐄𝐥𝐞𝐧𝐚 𝐆𝐚𝐜̧𝐞, ish-financerja e LSI për 20 vite që nga themelimi është larguar në mënyrë të çuditshme në pranverë të vitit 2024 dhe pa dorëzuar detyrën e saj me shumë përgjegjësi, për të cilën i është bërë edhe thirrje publike disa herë në atë kohë. Ajo është punësuar sipas asaj vet në biznesin e Endritit (Braimllarit). 𝐙𝐧𝐣. 𝐌𝐢𝐫𝐞𝐥𝐚 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐨, ish-kryefinanciere e LSI para 10 vitesh. Prej 6 vitesh nuk është pjesë e LSI, por është pjesë e administratës publike. 𝐋𝐮𝐚𝐧 𝐑𝐚𝐦𝐚, ish-Sekretar i Përgjithshëm i LSI, i vetëlarguar që në gusht 2021.”, shkruan Meta.

Meta pretendon se vendimi për masën e sigurisë është një “pengmarrje” e bërë për interes të “regjimit mafioz të Edi Ramës”. Ai paralajmëroi se do të bëjë publike të gjitha “mashtrimet” e SPAK-ut pas seancës paraprake të gjykimit.

“Zero prova, zero fakte penale dhe zero dëshmitarë kundër Ilir Metës,” përfundoi Meta, duke bërë thirrje Partisë së Lirisë që të “përshkallëzojë denoncimin e aferave korruptive ulëritëse të Edi Ramës dhe kryeaferën e tij: Kapjen e Drejtësisë.”

Previous Post

Lobist në Tiranë/ Massimo D’Alema deklaron 10 mijë euro fitim në vit, më pak se një emigrant shqiptar

Next Post

“Qen i pabesë”/ Gruaja shqiptare u vra nga bashkëshorti në Greqi, e motra: Nuk ishte me probleme mendore

Next Post
“Qen i pabesë”/ Gruaja shqiptare u vra nga bashkëshorti në Greqi, e motra: Nuk ishte me probleme mendore

“Qen i pabesë”/ Gruaja shqiptare u vra nga bashkëshorti në Greqi, e motra: Nuk ishte me probleme mendore

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën
AKTUALITET

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

by Redaktor Redaktor
November 7, 2026
0

Në vijim të denoncimeve të publikuara nga Maska.al për dyshime mbi ndërhyrjet, presionet dhe praktikat korruptive brenda administratës doganore, një...

Read moreDetails
Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

November 4, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Urim Fiku u qëllua me pistoletë dhe sopatë! Gruaja dhe i biri tentuan ta varrosnin pa ekspertizë

Tradhtia shkak i vrasjes së 61-vjeçarit? Pas krimit, nënë e bir hodhën rrobat në tualet/ Detajet

November 4, 2026
Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

September 24, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tabaku nga Brukseli: Integrimi europian nuk duhet të mbetet në letër

Tabaku nga Brukseli: Integrimi europian nuk duhet të mbetet në letër

November 10, 2026
OSHEE i ndërpret energjinë dhe e largojnë nga banesa, Tasha e “TikTok” tenton vetëvrasjen

OSHEE i ndërpret energjinë dhe e largojnë nga banesa, Tasha e “TikTok” tenton vetëvrasjen

November 10, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al