Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tenderi i dyshimtë/ Skualifikon dy ofertat më të ulëta, Arditi i Postës i jep 950 mijë euro Abissnetit të Kokëdhimës

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Tenderi i dyshimtë/ Skualifikon dy ofertat më të ulëta, Arditi i Postës i jep 950 mijë euro Abissnetit të Kokëdhimës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ardit Demiri, drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, ka finalizuar ditët e fundit tenderin për internet, nën dyshime të forta se gjithçka ka qenë e paracaktuar në favor të ish-deputetit Koço Kokëdhima. Sipas dokumenteve, për të shkuar te oferta e Kokëdhimës, Arditi i Postës ka skualifikuar dy firmat që ofruan më pak.

Ky është një tjetër tender i dyshimtë i Drejtorisë së Përgjithshme të Postës, teksa edhe më parë i njëjti institucion është lakuar për shumë probleme me dhënien e tenderëve. Madje, janë shkarkuar disa drejtorë, nën dyshimet e forta se bënin punët dhe më pas, firma që i bëri punimet, shpallej edhe fituese.

Por, ka pasur abuzime edhe me punësimin apo me marrëveshjet e fshehta me postat private, të cilat në mungesë të konkurrencës së asaj shtetërores, përfitonin kontrata të majme.

Faksimile: Njoftimi i fituesit të tenderit për internetin, i shpallur nga Posta Shqiptare

Sipas dokumenteve, ditët e fundit Arditi ka shpallur fituesin e tenderit “blerje internet-intranet, marrëveshje kuadër me një operator ekonomik ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara me afat për 4 vite”. Mësohet se fondi limit i procedurës ishte 119,990,720 lekë pa TVSH.

Në tender mori pjesë “One Albania” me një vlerë 71,995,200 lekë, “Albanian Fiber” me vlerë 119 milionë lekë, “MC NETWORKING” me vlerë 83 milionë. Ofertë bëri edhe “Vodafone Albania” për 119 milionë lekë.

Ndërkohë, oferta e firmës fituese “Abissnet” ishte 93 milionë lekë. Siç edhe rezulton nga dokumentet, “One Albania” dhe “MC NETWORKING” ofruan më pak, por më pas u s’kualifikuan.

Faksimile: Vendimi i Postës Shqiptare për të skualifikuar ofertat që ofruan më pak

Në të njëjtin dokument, Posta Shqiptare shkruan se oferta e firmës “One Albania” me ofertë 71 milionë lekë është skualifikuar, pasi nuk siguron dot mbrojtjen nga sulmet DDoS.

Faksimile: Vendimi i Postës Shqiptare për të skualifikuar ofertat që ofruan më pak

Edhe oferta e firmës “MC NETWORKING” me vlerë 83 milionë lekë është skualifikuar për shkak se nuk është i licensuar për shërbimet e rrjetit nëntokësor.

Por, edhe dy ofertat e tjera që ishin në garë dhe ofruan më shumë sesa fituesi, janë skualifikuar. Dyshimet janë se e gjithë procedura ka qenë e paracaktuar, pasi të skualifikosh 4 nga 5 firma në garë, do të thotë se ka një prapaskenë. Për të tepër që përfituesi është një ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë./ Vox News

Tags: AbissnetArdit DemiriKoco KokedhimaPosta Shqiptaretender
Previous Post

Sërish erë korrupsioni te AKSHI! Laert Kasaj merr 860 milionë nga Mirlinda Karçanaj 

Next Post

KAYO dhe TIMAK Defence/ PD: Afera korruptive që “cenojnë sigurinë kombëtare”

Next Post
KAYO dhe TIMAK Defence/ PD: Afera korruptive që “cenojnë sigurinë kombëtare”

KAYO dhe TIMAK Defence/ PD: Afera korruptive që "cenojnë sigurinë kombëtare"

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën
AKTUALITET

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

by Redaktor Redaktor
November 7, 2026
0

Në vijim të denoncimeve të publikuara nga Maska.al për dyshime mbi ndërhyrjet, presionet dhe praktikat korruptive brenda administratës doganore, një...

Read moreDetails
Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

November 4, 2026
Urim Fiku u qëllua me pistoletë dhe sopatë! Gruaja dhe i biri tentuan ta varrosnin pa ekspertizë

Tradhtia shkak i vrasjes së 61-vjeçarit? Pas krimit, nënë e bir hodhën rrobat në tualet/ Detajet

November 4, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Simulohet aksident ajror në Rinas, angazhohen ushtria, policia dhe ekipet e emergjencës

Simulohet aksident ajror në Rinas, angazhohen ushtria, policia dhe ekipet e emergjencës

November 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

November 10, 2026
Pasqyra e qeverisë e çon inflacionin në nivele rekord

Pasqyra e qeverisë e çon inflacionin në nivele rekord

November 10, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al