Një 50-vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Kapshticës, pasi tentoi të kontrabandonte mallra nga Greqia.
Sipas policisë Endri Nisi, banues në Korçë, udhëtonte me një autobus kur gjatë kontrollit policor u gjetën dy thasë me veshje të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara.
“Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet policore, shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Kapshticë, në hyrje të RSh-së, kaluan për kontroll në vijën e dytë, autobusin me drejtues shtetasin E. N., 50 vjeç, banues në Korçë.
Nga kontrolli, në bagazhin e autobusit, janë gjetur dy thasë me veshje të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia.“, njofton policia.








