Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shqiptarët “lamtumirë” Anglisë! Ulje drastike në azil-kërkim, zbulohet sa viza u aprovuan në 2024

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Shqiptarët “lamtumirë” Anglisë! Ulje drastike në azil-kërkim, zbulohet sa viza u aprovuan në 2024
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prej vitit 1998 Britania e Madhe u kthye në Eldoradon e Shqiptarëve për të emigruar.

Jo zyrtarisht besohet se në vendin ishull sot jetojnë mbi 200.000 shqiptarë shumica nga Shqipëria por edhe nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Të kondisederuarit e Shqipërisë një vend i sigurt nga qeveria e Britanisë së Madhe në vitin 2023,  ka prodhuar efekte të forta dekurajuese të  emigrimin të shqiptarëve në këtë vend.

Këtë e tregojnë shifrat më të fundit të azil-kërkimit publikuar nga ministria e punëve të brendshme Home Office të cilave i referohet Top Channel.

Gjatë vitin 2024 totali azil kërkuesve shqiptarë ishte 3.698.

Nëse krahasojmë aplikimet e vitit 2024 me të tre viteve të mëparshme jemi përpara një rënie drastike, e sidomos me vitin 2022 kur u regjistrua numri më i madh i azil kërkimit prej shqiptarëve 17.340 aplikime pas mbërritjes së tyre me gomone.

Kjo tabelë sjell detaje sa është numri kërkesave për azil të miratuara apo refuzua shqiptarëve nga Home Office. Vetëm 3% ia dolën të jenë të suksesshëm.

2.112 kërkesa u refuzuan dhe vetëm 100  u pranuan. Në pritje të shqyrtimit të kërkesave janë 3,478 shqiptarë.

Në një kohë kur shifrat e azil kërkimit kanë pësuar rënie numri vizave turistike lëshuar për shtetasit shqiptarë nga Home Office, gjatë vitin 2024 tregojnë miratim vize në masën 68%.

28.554 ishte numri total i aplikimeve  për vizë gjatë 2024 nga qytetarët shqiptarë.

Prej tyre 20.192 e morën vizën ndërsa 9.271 iu refuzua.

Të dhënat e tjera zyrtare nga Ministria e Drejtësisë në Britaninë e Madhe tregojnë numrin e të huajve që vuajnë dënime në burgjet e atjeshme.

Aktualisht 1,193 është numri shqiptarëve në burgjet angleze duke i renditur ata si nacionalitetin e huaj me numrin më të madh të burgosurve në Angli dhe Uells pasur prej polakëve, rumunëve dhe lituanezëve.

Në vitin 2015 shqiptarët në burgjet angleze renditeshin në vend të gjashtë.

Një vit më pas në vend të pestë.

Në 2017 në vend të tretë.

Në 2018 në vend të dytë dhe prej 2019 mbajnë vendin e parë për numrin më të madh të huajve në burgjet angleze.

Aktualisht në burgjet angleze janë 20 shqiptarë të cilët vuajnë dënime për vrasje.

Koci Selamaj me origjinë nga Elbasani,  i burgosur për  vrasje me 36 vite burg, është shqiptari me dënimin më të gjatë dhënë ndonjëherë nga një gjykatë angleze për një shtetas nga Shqipëria.

Mes të dënuarve me burg përjetë për vrasje, është edhe Eugert Merizaj nga Mallakstra  i cili po vuan 32 vite burg dhe ka deklaruar në daljet e tij live në TikTok,  se ka aplikuar për tu transferuar e vijuar vuajtjen e dënimin në një bug-shqiptarë.

Anëtari grupit Hellbanianz, Sabajet Shuti nga Kruma, është shqiptari më i fundit i dënuar disa javë më parë në  Angli për vrasje me 27 vite burg. Top Channel

Previous Post

11 zakone që ju bëjnë të palumtur, si t’i ndryshoni ato

Next Post

Kryediplomati gjerman: Kina po bëhet gjithnjë e më agresive

Next Post
Kryediplomati gjerman: Kina po bëhet gjithnjë e më agresive

Kryediplomati gjerman: Kina po bëhet gjithnjë e më agresive

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën
AKTUALITET

5.1 milionë euro për “Salillarin”, Delilaj nën akuza për presion ndaj Ilir Minos që të hiqte gjobën

by Redaktor Redaktor
November 7, 2026
0

Në vijim të denoncimeve të publikuara nga Maska.al për dyshime mbi ndërhyrjet, presionet dhe praktikat korruptive brenda administratës doganore, një...

Read moreDetails
Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

Gjykata përjashton nga tenderat firmën e Ervin Forës dhe Engjëll Hoxhës për mashtrim me kontratat

November 4, 2026
Urim Fiku u qëllua me pistoletë dhe sopatë! Gruaja dhe i biri tentuan ta varrosnin pa ekspertizë

Tradhtia shkak i vrasjes së 61-vjeçarit? Pas krimit, nënë e bir hodhën rrobat në tualet/ Detajet

November 4, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Simulohet aksident ajror në Rinas, angazhohen ushtria, policia dhe ekipet e emergjencës

Simulohet aksident ajror në Rinas, angazhohen ushtria, policia dhe ekipet e emergjencës

November 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve

Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve

November 10, 2026
Blerja e një banese, 76% më e shtrenjtë në raport me të ardhurat se para 10 vitesh, rekord në Europë

Blerja e një banese, 76% më e shtrenjtë në raport me të ardhurat se para 10 vitesh, rekord në Europë

November 10, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al