Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

OST thyen rekordin e policisë; Merr me qira 1 makinë për 49.166 euro te Papuli dhe Qesko

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
OST thyen rekordin e policisë; Merr me qira 1 makinë për 49.166 euro te Papuli dhe Qesko
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Operatori i Sistemit të Transmetimit, një firmë shtetërore që merret me mirëmbajtjen e shtyllave të energjisë elektrike, ka finalizuar ditët e fundit një tender për marrje me qira të automjeteve. Skerdi Drenova ia ka lënë “stafetën” e drejtimit të OST-së Elisian Bicit, i cili ka firmosur edhe tenderin e fundit.

Bici ka “thyer” edhe rekordin e Policisë së Shtetit për marrje me qira të mjeteve, ku 1 mjet e mori me 33 dhe 34 mijë euro. Ndërkohë, vetë OST do e marrë një mjet me qira për një vlerë prej 49.166 euro.

Një “rekord” më vete, pasi ka dyshime se gjithçka është bërë për të favorizuar edhe firmën koncesionare. Në dokumente janë bërë edhe specifikime teknike, për gjatësinë, gjerësinë, trashësinë apo edhe fuqinë e motorit. Pikërisht këto detaje kanë sjellë që gara të ngushtohet dhe të fitojë firma që i plotëson.

Faksimile: Njoftimi i fituesit të tenderit për marrje me qira të makinave nga OST, fituese doli kompania CLASSIC

Kompania që u shpall fituese, sipas dokumenteve që disponon VoxNews, është CLASSIC, me pronar z. Agron Papuli që ka 66.67 % të aksioneve dhe z. Artan Qesko, i cili ka 33.33 % të aksioneve të kësaj firme.

Objekti i tenderit ishte “automjete me qira operacionale leasing, për një periudhë 5 vjeçare” nga OST, ndërkohë që firma “CLASSIC” ofroi një vlerë prej 28.440.000 milionë. Në garë ishte edhe kompania “Tirana Auto”, me një vlerë prej 28,800,000 lekë pa TVSH.

Faksimile: OST do të marrë me qira 6 makina për një periudhë 5 vjeçare

Nëse do të bëjmë një llogari të thjeshtë rezulton se oferta e firmës fituese është rreth 295 mijë euro, ndërsa do të merren me qira 6 mjete. Rezulton se një mjet do t’i kushtojë OST-së plot 50 mijë euro.

Por, a mund të blihen mjete të tilla me këtë vlerë? Natyrisht që po, madje edhe me një vlerë shumë herë më të ulët. E gjitha është një skemë për të favorizuar koncesionarët e makinave, të cilët u vendosin edhe kushte institucioneve shtetërpre. Lidhjet që ata kanë krijuar kanë sjellë edhe këtë skemë, ku mjeti pasi përdoret me limite nga shteti, i rikthehet firmës.

Faksimile: Dokumentet shoqëruese të marrjes me qira të makinave

Sipas dokumenteve që hulumtoi VoxNews, OST ka shkruar edhe karakteristikat për makinat që do të marrë me qira. Sipas saj, automjeti duhet të jetë Pickup, distanca minimale nga toka duhet të jetë jo më e vogël se 200 mm, gjatësia e minimumi 5200 mm, lartësia 1750 mm, gjerësia e mjetit 1800 mm, distanca midis akseve 3000 mm, distanca midis rrotave të para 1500 mm dhe distanca midis rrotave të pasme 1500 mm.

Faksimile: Dokumentet shoqëruese të marrjes me qira të makinave

Por, kërkohen edhe të dhëna të sakta të gjatësisë, lartësisë dhe gjerësisë së karrocerisë, gjithashtu edhe pesha e makinës apo edhe sa peshë mban. Kërkohet edhe apaciteti i motorrit të jetë minimumi 2.2 litra, etj, etj. Pikërisht këto karakteristika kanë sjellë që në tender të mos marrin pjesë shumë kompani të tjera. A ka qenë i gjithë tenderi i paracaktuar?/VoxNews

Tags: Agron PapuliArtan QeskoElisian Bicimakine me qeraOperatori i Sistemit të TransmetimitOSTSkerdi Drenova
Previous Post

Transaksione, bllokime në bankë, dy bilance, shit-blerje fiktive! Ku po shkojnë milionat e koncesionit të skanimit?!

Next Post

Gonxhe “rehabiliton” Safet Gjicin, i dërgon 3 miliardë lekë, ja manipulimet e tenderit ku përfiton edhe Arbër Abazi

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Vendosën tritol në makinën e administratorit të Shushicës, arrestohen dy të dyshuar në Tiranë

Vendosën tritol në makinën e administratorit të Shushicës, arrestohen dy të dyshuar në Tiranë

October 21, 2026
Shkodër/ Iu gjetën celular dhe karikues në qeli, i paraburgosuri përfundon nën hetim

Shkodër/ Iu gjetën celular dhe karikues në qeli, i paraburgosuri përfundon nën hetim

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al