Friday, September 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gonxhe “rehabiliton” Safet Gjicin, i dërgon 3 miliardë lekë, ja manipulimet e tenderit ku përfiton edhe Arbër Abazi

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Gonxhe “rehabiliton” Safet Gjicin, i dërgon 3 miliardë lekë, ja manipulimet e tenderit ku përfiton edhe Arbër Abazi
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pasi doli nga burgu, ish-kryebashkiaku i Kukësit rehabilitohet nga “Rilindja”. Blendi Gonxhe i bën peshqesh Safet Gjicit tenderin e rikonstruksionit të Spitalit të Pogradecit. Kompania e tij, tashmë e menaxhuar nga i vëllai, sapo ka marrë afro 3 miliardë lekë me një procedurë të dyshimtë nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara që varet nga Blendi Gonxhe dhe administrohet nga Arlinda Poga.

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, këtë klasifikim i ka bërë tenderit Open Data Albania. Për shkeljet e kryera procedura shënohet me “Flamur të kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Rikonstruksion i godinës Qendrore Spitali Pogradec” me fond limit 292,017,842.53 lek pa TVSH.

Fiton oferta më e shtrenjtë e Gjicit!

Duke qenë një tender me fitues të paracaktuar, Arlinda Poga është kujdesur të eliminojë konkurrentët me oferta ekonomike më të ulëta. Kështu, mes 6 kompanive të skualifikuara në fazën e parë të vlerësimit, komisioni ka eliminuar ofertën e “INA” shpk. Ky operator propozonte ta kryente këtë punë për 215,234,410 lekë pa TVSH. Për ta skualifikuar janë gjetur dy kleçka. Njëra është që mes mjeteve të kompanisë mungon një vinç me kosh. Tjetra është që kompania nuk ka paraqitur katalogët për pajisjet që do të instalohen tek dhoma e operacioneve. A nuk mund të komunikohej me operatorin që t’i plotësonte këto dokumente? Ia vlente, sepse oferta e kompanisë Safet Gjicit ishte dukshëm më e lartë: 229,721,533.60 lekë pa TVSH.

Por për Arlinda Pogajn nuk janë asgjë 150 milionë lekë më pak apo më shumë, rëndësi ka të kryejë porositë e Blendi Gonxhes. Prandaj, më 23 korrik 2025, OBP ka shpallur fituese kompaninë e Safet Gjicit.

Gjici nuk plotëson kriteret e tenderit

Sipas dokumentit të mëposhtëm, një nga kriteret e këtij tenderi për të provuar aftësitë teknike, është që kompania të ketë 90 punonjës dhe drejtuesi teknik të mos jetë i angazhuar në kontrata të tjera.

Po ashtu, për të përmbushur kontratën me afat 1 vit e gjysmë, kërkohet që kompania të angazhojë 50 mjete e pajisje në këtë kantier.

Sipas pasqyrave financiare të paraqitura zyrtarisht QKB, “Kevin Konstruksion” ka mesatarisht 63 punonjës.

Në këtë kontratë, Kevin Konstruksion ka marrë përsipër 89.2% të angazhimit, që do të thotë se duhet të angazhojë 81 punonjës.

Nga ana tjetër, kemi arsye të mendojmë se komisioni i vlerësimit të ofertave nuk ka bërë asnjë verifikim të kapaciteteve të kompanisë së Gjicit, por thjesht e ka shpallur fituese sipas urdhrit të Blendi Gonxhes.

Jo më larg se data 14 korrik 2025, kompania e Gjicit ka marrë nga bashkia Kavajë kontratën me objekt “Ndërtimi i lulishteve të qytetit”, me fond limit 22 733 333,00 lekë pa TVSH. Tenderi është fituar me “Flamur të kuq”, që tregon se Gjici po “rehabilitohet” edhe nga PD (krybashkiaku është demokrat) dhe përfiton fondin në shkelje të ligjit për prokurimet.

Në këtë kontratë Gjici është angazhuar të ketë 30 punonjës të tjerë, mes të cilëve drejtuesi teknik me kohë të plotë. Përveç kësaj duhen të jenë në kantier edhe 20 mjete e pajisje të ndryshme ndërtimi. Pyetja që lind është: Përse Arlinda Pogaj e kualifikon kompaninë e Gjicit, kur ky forcat punonjëse dhe mjetet i ka të angazhuara në kontrata të tjera në të njëjtën kohë?

Për të garantuar fitoren e kompanisë së Safet Gjicit, është angazhuar si bashkim operatorësh edhe Arbër Abazi me firmën “ALKO IMPEX CONSTRUCTION” sh.p.k e cili në mënyrë simbolike merr pjesë me 7.2%.
Roli i Abazit në këtë tender është thjesht politik, për të amortizuar kundërshtimet për “rehabilitimin” nga partia të Safet Gjicit. Ndërsa fuqinë punëtore, kompania e tij e ka të shpërndarë në shumë kantiere të tjera, ku ka fituar njëkohësisht miliona euro.

Kështu, mjafton të përmendim se në 10 korrik 2025, Arbër Abazi ka marrë kontratën e pastrimit të qytetit të Sarandës prej 1.3 miliardë lekë.

Në këtë punë publike, Abazi është angazhuar me 70 punonjës.

Në 2 korrik 2025, nga Bashkia Kavajë, Arbër Abazi ka marrë kontratën 3.3 miliardë lekë me objekt “Shërbimi i pastrimit të Njësisw Administrative Golem”. Këtu janë angazhuar 64 punonjës, sipas dokumenteve. Pa llogaritur edhe 5 kontrata të tjera që Abazi i ka të pambyllura aktualisht me shtetin.

Në këtë bashkëpunim është në mbështetje edhe kompania “APIS CONSTRUCTION” sh.p.k me pronar Ervin Tartarajn, me pjesëmarrje 3.6%. Prania e tij nuk ndihmon në asnjë drejtim, sepse nuk përmbush kriteret financiare për të marrë pjesë në tender.

Ky është grafiku i humbjeve që deklaroi vitin e fundit financiar Apis Construction. Pra, një kompani që rezulton me humbje nuk mund të futet në këtë super tender. Përse nuk është skualifikuar? Këtë e di vetëm Arlinda Pogaj.

Qershia mbi tortë vihet në fund nga vetë Arlinda. Duke shpallur fituesin e këtij tenderi fiktiv, drejtoresha e OBP, Arlinda Pogaj, nxjerr nga mënga emrin e një subjekti mbështetës. Në dokumentet e tenderit nuk përmendet asnjëherë emri i “PEPA Group” si operator mbështetës, madje as në rolin e nënkontraktorit.

Siç e pamë më lart, shkeljet në këtë tender janë të panumërta, por me sa duket janë imponuar nga sforcimi për të “rehabilituar” me shpejtësi Safet Gjicin. Kujtojmë se ish-krybashkiaku i Kukësit u lirua para kohe nga burgu, më 18 maj 2025, për “arsye shëndetësore”. Pas një skandali seksual, Gjici u dënua me 3 vite burgim për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre. Atij iu hoq edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.

Bashkë me të, po ashtu e gjetur fajtore edhe Alma Kaçi. Ndërkohë, për protagonisten u shfuqizua vendimi i shkallës së parë që e shpalli fajtore për prostitucion dhe ajo u dënua vetëm për korrupsion aktiv, duke i dhënë në përfundim një vit heqje lirie.

/Gijotina.com /

Tags: Arbër AbaziArlinda PogajBlendi Gonxhesafet gjicitender
Previous Post

OST thyen rekordin e policisë; Merr me qira 1 makinë për 49.166 euro te Papuli dhe Qesko

Next Post

Vdes Raffaele Fiore, pjesëmarrës në rrëmbimin e Aldo Moro dhe ish-udhëheqës i Brigadave të Kuqe

Next Post
Vdes Raffaele Fiore, pjesëmarrës në rrëmbimin e Aldo Moro dhe ish-udhëheqës i Brigadave të Kuqe

Vdes Raffaele Fiore, pjesëmarrës në rrëmbimin e Aldo Moro dhe ish-udhëheqës i Brigadave të Kuqe

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë
AKTUALITET

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

by Editor
March 13, 2025
0

Ditën e djeshme partitë politike kanë publikaur listat e kandidatëve për deputet në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan surprizat...

Read moreDetails
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

January 31, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

September 4, 2026
Aksident në Fiershegan, trajleri përplas dy makina

Aksident në Fiershegan, trajleri përplas dy makina

September 4, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al