Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në orët e vona të mbrëmjes së sotme në lagjen nr. 3 të qytetit të Sarandës. Shpërthimi ka ndodhur pranë banesës së personit në kërkim, K. J.
Dyshohet se eksplozivi është vendosur në një automjet, i cili është hedhur në erë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 3 rreth orës 23:50.
“Më datë 21.07.2025, rreth orës 23:50, në lagjen nr. 3, Sarandë, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Automjeti rezulton në pronësi të shtetasit K. J., 31 vjeç, person i shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen e datës 17.07.2025, ku mbetën të plagosur me armë zjarri dy shtetas”, njoftoi Policia.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.








