Monday, October 26, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Burg për parkimin “dysh”? Ekspertët: Në qeli vetëm problematikët, të tjerët gjoba të rënda

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Burg për parkimin “dysh”? Ekspertët: Në qeli vetëm problematikët, të tjerët gjoba të rënda
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Dënimi deri në 3 vite burg për drejtuesit e mjeteve që parkojë dysh në rrugë duke bllokuar qarkullimin rrugor, për ekspertët është një vendim i gabuar. Ata thonë se duhet rritur masa ndëshkuese e gjobës.

Eksperti Islam Qibini thekson se ndaj kësaj kategorie shkelësish duhet të ketë ndryshime ligjore, ndërsa sugjeron rastet se kur një parkim dysh mund të përbëjë kundërvajtje penale.

“Në qoftë se kemi parkime dyshe problematike, e sidomos disa drejtues mjetesh që parkojnë mbi vijat e bardha, mbi trotuar ose tek vendqëndrimi për autobusë ose ku janë parkimet për invalidët, në këto kundërvajtje duhen rishikuar sanksionet. Duhet të rritet gjoba ose bllokim i automjetit në pikën e bllokimit”, thotë Islam Qibini, ekspert i sigurisë.

Ndërsa eksperti Artur Sulçe thotë se ndjekje penale dhe dënim me burg mund të aplikohet vetëm ndaj atyre drejtuesve që shkeljet që bëjnë janë të rënda dhe përsëritëse.

“Gjobat kanë një hierarki. Nëse dikush e bën për herë të parë ka sanksionin që merret, e përsëriti për herë të dytë apo për të tretë, atëherë ai kthehet që mund të aplikosh këto masa. Të rritet penaliteti dhe të përafrojmë legjislacionin me atë të Bashkimit Europian”, – shprehet Sulçe.

Deri më tani, secili efektiv i Policisë që ka konstatuar një drejtues mjeti që ka parkuar në mënyrë të parregullt në rrugë apo dysh, është gjobitur me masë ndëshkuese nga 1 mijë deri në 3 mijë lekë të reja, sipas asaj që parashikohet në Kodin Rrugor.

Por tashmë, çdo shkelës rrugor që parkon dysh në rrugë duke bllokuar qarkullimin e mjeteve të transportit, çështja do të referohet në prokurori, sipas nenit 293 të Kodit Penal, që parashikon gjobë deri në 3 vite burgim.

Ky ashpërsim që do të vihet në zbatim u bë pak ditë më parë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Por, deri më tani mësohet se nga Policia Rrugore nuk është aplikuar ky vendim./A2 CNN

Previous Post

Nga Lura në Mallakastër/ 22 vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit, 5 ende aktive

Next Post

Vihen nën hetim 5 mjekë në Durrës, ja çfarë dyshohet

Next Post
Vihen nën hetim 5 mjekë në Durrës, ja çfarë dyshohet

Vihen nën hetim 5 mjekë në Durrës, ja çfarë dyshohet

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Plumbi i gomës i rrezikon syrin, Prokuroria e Tiranës nis hetimin kryesisht për plagosjen e protestuesit Erjon Vishkullit

Plumbi i gomës i rrezikon syrin, Prokuroria e Tiranës nis hetimin kryesisht për plagosjen e protestuesit Erjon Vishkullit

October 26, 2026
Studenti i Drejtësisë sfidon Ramën: Nuk na frikësojnë masat ndëshkuese!

Studenti i Drejtësisë sfidon Ramën: Nuk na frikësojnë masat ndëshkuese!

October 26, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al