Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Mos e hiq historinë”, Progni: Heqja e flamujve të UÇK në ndeshjen Shqipëri–Serbi, gjest i shëmtuar

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Tension para FSHF, Gent Progni vendos flamuj të UÇK-së
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Aktivisti Gent Progni ka reaguar sërish pas vendimit për heqjen e flamujve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë ndeshjes Shqipëri–Serbi, duke e cilësuar veprimin si “një fshirje simbolike e historisë” në një kohë kur kujtesa kolektive është më e rrezikuar se kurrë.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Progni shkruan se, ndryshe nga e kaluara kur një lajm zgjaste tre ditë dhe më pas harrohej, sot gjithçka mbetet përgjithmonë — “në servera, në cache, në screenshot.”

Ai thekson se ndërsa më parë gazetat përfundonin si leckë për të pastruar xhama, sot lajmet online shndërrohen në “mur turpi që nuk lahet dot, as me 100 konferenca shtypi.”

“Heqja e flamurit të UÇK-së nuk ishte një lajm i thjeshtë,” shkruan Progni, “Ishte një gjest i shëmtuar, një fshirje simbolike e historisë, në një stadium plot shqiptarë që e kanë luftuar atë flamur me gjak, jo me mouse.”

Postimi i plote

🟥 Cudia dikur zgjaste 3 ditë.

Sot zgjat përjetë… në servera, në cache, në screenshot.

Dikur lajmi shkruhej në gazetë, e pas tre ditësh përfundonte duke pastruar xhama. Sot lajmi shkruhet online dhe bëhet mur turpi që nuk lahet dot, as me 100 konferenca shtypi.

Heqja e flamujve të UÇK në ndeshjen Shqipëri–Serbi nuk ishte një lajm i thjeshtë. Ishte një gjest i shëmtuar, një fshirje simbolike e historisë, në një stadium plot shqiptarë që e kanë luftuar atë flamur me gjak, jo me mouse.

Dhe kur sistemi të heq flamurin nga tribuna, ne e vendosim në derën e zyrës. Sepse kush harron, lejon të përsëritet.

Sepse kush hesht, firmos.

Sepse kush nuk vepron, dorëzohet.

🇦🇱 Lavdi kujtesës që nuk fshihet me direktiva.

Lavdi atyre që nuk presin leje për të nderuar të vërtetën.

#MosEHiqHistorinë #UCK #JoHarrim #AtdheuNukRedaktohet

 

Previous Post

Arrestohen 8 shqiptarë, akuzohen për 68 grabitje banesash në një vit

Next Post

Shqipëria po integrohet në BE apo në Akademinë e Realitetit Paralel?

Next Post
Shqipëria po integrohet në BE apo në Akademinë e Realitetit Paralel?

Shqipëria po integrohet në BE apo në Akademinë e Realitetit Paralel?

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

October 21, 2026
Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al