Sunday, September 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dy fytyrat e Berishës: Kërkon të përvetësoj mandate nga zgjedhje që i quan farsë

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE, Mendim i Lire, OP-ED
0
Dy fytyrat e Berishës: Kërkon të përvetësoj mandate nga zgjedhje që i quan farsë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga: Zekerija Mexhiti

Deklaratat e fundit të Sali Berishës janë një paradoks i pastër politik dhe një dëshmi e qartë se logjika e vjetër e tranzicionit ende po lufton për të mbijetuar. Nga njëra anë shpall zgjedhjet si “të manipuluara”, nga ana tjetër bën gjithçka për të përfituar prej tyre, madje duke u përpjekur të rrëmbejë mandatin e një partie opozitare që nuk është pjesë e sistemit që ai pretendon se po lufton.

Partia Mundësia, ndonëse ende e re në skenën politike, arriti të fitojë dy mandate në një terren të vështirë elektoral dhe në një klimë të polarizuar ku çdo hapësirë për zë të ri shtypej nga partitë e mëdha. Është e vetmja forcë opozitare që mori 100% të votës në mënyrë të pastër, pa pazare dhe pa ndihmën e strukturave të vjetra. Kjo nuk është thjesht statistikë, por është legjitimitet politik dhe moral.

Deputeti i dytë i Mundësisë, Erald Kapri, është një përfaqësues dinjitoz i këtij besimi qytetar. Një intelektual me kontribut të çmuar që përfaqëson një zë që mungon në parlament: një zë që nuk flet me urdhër partie, por me ndërgjegje qytetare dhe dinjitet kombëtar. Ai vjen nga një familje e përndjekur, është lindur në internim, dhe vetë rrënjët e tij jetësore e bëjnë të papajtueshëm me çdo lloj pazaresh për mandate. Ai nuk mund të bëhet kurban i tekave personale të Sali Berishës apo pazareve politike të një lidershipi që nuk njeh as etikë dhe as kufi.

Mandati i Erald Kaprit është meritë e Mundësisë, por është edhe një borxh i politikës shqiptare ndaj një pjese të shoqërisë që për dekada është përjashtuar, nënçmuar apo anashkaluar. Të përpiqesh t’ia marrësh këtë përfaqësim përmes rinumërimesh selektive, përmes trukeve juridike apo trysnisë politike, është një atentat i qartë jo vetëm ndaj votës, por ndaj shpresës që për herë të parë pas shumë vitesh u rishfaq në zgjedhje.

Nëse Sali Berisha e konsideron këtë proces zgjedhor si të pavlefshëm, atëherë s’ka asnjë të drejtë morale të kërkojë mandate nga ai proces. Nëse zgjedhjet ishin farsë, ai duhet t’i refuzojë rezultatet edhe kur nuk i pëlqejnë, dhe jo të zgjedhë çfarë i leverdis. Ky është standard i dyfishtë dhe përçmim ndaj logjikës qytetare.

Koha e kontrabandimit të mandateve mbaroi. Tani është koha për integritet. Për Erald Kaprin dhe për Mundësinë, mandati nuk është thjesht një karrige është përfaqësim i denjë, është vlerë dhe sakrificë. Dhe kjo nuk mund të blihet, as të grabitet.

Previous Post

Nëse nuk paguani taksat, tatimet do t’ju bllokojnë makinat në pronësi

Next Post

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Next Post
Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

September 5, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al