Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zgjedhjet e 11 Majit/ Policia publikon planin e masave, 7600 efektivë në terren

Editor by Editor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Zgjedhjet e 11 Majit/ Policia publikon planin e masave, 7600 efektivë në terren
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Policia e Shtetit ka shpallur planin e detajuar të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë gjithë procesit elektoral.

Sipas njoftimit zyrtar, plani operacional përfshin  rreth 7,600 efektivëve të Policisë, përkatësisht 6,838 punonjës me uniformë dhe 813 specialistë për Hetimin e Krimeve, të cilët janë angazhuar për të garantuar mbarëvajtjen e procesit dhe për të hetuar çdo shkelje të mundshme të ligjit zgjedhor.

Sipas policisë, këta punonjës, në bashkëpunim me OSBE-në, KQZ-në dhe Prokurorinë e Përgjithshme, janë përgatitur për të vepruar në përputhje me ligjin në rast të çdo indicieje për krime zgjedhore. Deri tani, Policia ka referuar 37 raste të tilla pranë Prokurorisë dhe SPAK-ut.

Për ditën e zgjedhjeve, janë planifikuar të angazhohen 5,316 efektivë për ruajtjen e 93 KZAZ-ve dhe 5,225 qendrave të votimit në të gjithë vendin. Lista përkatëse është dërguar dhe miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Policia ka bërë të ditur se të shtunën paradite, punonjësit do të marrin udhëzimet përkatëse dhe më pas do të pozicionohen në objektet zgjedhore.

Të dielën, pasi të dorëzohen materialet e votimit në mëngjes, efektivët do të tërhiqen përkohësisht dhe do të rikthehen në orën 19:00 për të shoqëruar materialet zgjedhore drejt KZAZ-ve.

Gjithashtu, në orën 18:00 të së dielës, Policia do të marrë në ruajtje objektet ku do të kryhet numërimi i votave, shërbim që do të vijojë deri në përfundim të plotë të këtij procesi.

Policia e Shtetit apelon për bashkëpunim nga ana e qytetarëve, të cilët ftohen të denoncojnë çdo rast që cenon të drejtën e tyre për të votuar. Po ashtu, subjekteve politike u kërkohet të respektojnë ligjin dhe të bashkëpunojnë me autoritetet.

Previous Post

Tabaku: Heqja e ‘non-grata’-s ndaj Berishës, tregoi fundin e një padrejtësie

Next Post

Zv.Presidenti i PPE: Tabaku ka qenë gjithmonë një forcë nxitëse për integrimin evropian të Shqipërisë!

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al