Kreu i demokratëve, Sali Berisha ishte i ftuar bashkë me ekipin e tij, në studion e “Opinion”.
Teksa foli për fushatën elektorale dhe zgjedhjet e 11 Majit, Berisha i bëri ‘live’ kryesocialistit Edi Rama një dhuratë. Berisha i la Ramës një ‘pasaportë’, e cila në fakt pasqyron narkoshtetin e krijuar nga Rama.
“Unë kam dhuratën time për të. Këtë pasaportë, të lutem do t’ja japësh si dhuratë nga unë nesër që e ke në studio. Narkoshteti, pasaporta. Jepja pasaportën”, deklaroi Berisha.