Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja tragjike e ndodhur sot në Shkodër, ku një turist amerikan qëlloi për vdekje me thikë bashkëshorten.
Sandra Holley Saporito u vra nga bashkëshorti i saj Brandon Saporito 57 vjeç, në dhomën e hotelit. Autori e ka qëlluar viktimën disa herë me thikë dhe më pas tentoi t’i japë fund jetës, duke prerë damarët.
Çifti i huaj kishte thuajse një muaj në Shqipëri.
Nga postimet në Facebook, në dukje çifti jepte imazhin e një marrëdhënie të lumtur dhe në harmoni.