Kanë mbërritur 84783 vota nga diaspora në KQZ.
Bëhet me dije se në total KQZ ka dërguar 245935 zarfe në total, nga të cilat janë postuar në destinacion nga kompania e kontraktuar 216577 zarfe.
Gjithashtu mësohet se rreth 30 mijë të tjera janë ende në proces dhe sipas Celibashit ka kohë ende për dërgimin në afatin e duhur dhe kthimin e tyre sipas procedurave ligjore.