Saturday, May 24, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kandidatët për primaret e PD-së pjesë e dosjes ‘Toyota Yaris’, të dënuar, subjekte të ligjit anti-mafia, SHIK-sa, përfitues tenderash dhe me çështje në SPAK

Editor by Editor
February 21, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Kandidatët për primaret e PD-së pjesë e dosjes ‘Toyota Yaris’, të dënuar, subjekte të ligjit anti-mafia, SHIK-sa, përfitues tenderash dhe me çështje në SPAK
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike ka miratuar emrat e 289 kandidatëve për në primaret që do të zhvillohen në datën 1 mars. Nga një verifikim jo i thelluar, mes kandidatëve rezultojnë edhe personazhe me dosje, të dënuar dhe subjekte të ligjit anti-mafia. Deputeti aktual i PD, Isuf Çela, i cili ka shprehur interesin për të rikandiduar në Kukës, rezulton pjesë e dosjes ‘Toyta Yaris’, e cila po hetohet nga Altin Dumani dhe Klodian Braho. Çela implikohet në manipulimin e shortit dhe diktimin e gjyqtarëve të çështjeve nga komunikimet e kryesekseres në ish Prokurorinë e Krimeve të Rënda Erjona Daupaj, e njohur si “Nikita” e Prokurorisë.

Pjesë e kësaj dosje janë edhe disa magjistratë dhe ish magjistratë të lidhur me PD-në. Ndoshta kjo mund të jetë arsyeja se pse Sali Berisha nuk flet më për dosjen ‘Toyta Yaris’, për të cilën akuzonte Dumanin se po ‘amnistonte’ Taulant Ballën.

Ndërkaq, deputetja e PD, Elda Hoti, e cila ka shprehur interesin për të rikandiduar në Qarkun e Lezhës, është subjekt i veprimit të ligjit anti-mafia. Bashkëshorti i saj Ladi Ndoja, në vitin 2016, u arrestua në flagrancë në Venecia të Italisë, pasi e kishte kthyer shtëpinë në bazë droge. Policia i gjeti në banesë 50 kg marijuanë dhe 24 karta identiteti të vjedhura. Zonja Hoti ka bërë më pas një ndarje të dyshuar fiktive nga Ladi Ndoja, ndoshta me qëllim që kjo ‘njollë’ të mos prekë karrierën e saj politike. Ndërkaq, në vitin 2021, Llesh Nikolli iu drejtuar KQZ-së me ankesë, duke akuzuar deputeten Elda Hoti se ka fshehur ndryshimin e emrit të babai të saj nga David në Artan Hoti, për shkak të të shkuarës së tij kriminale. Zonja Hoti i mohoi akuza.

Në Lezhë kandidon edhe kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi, pjesë e SHIK-ut famëkeq të Bashkim Gazidedes, si dhe pjesë e një liste pedagogësh të denoncuar nga studentët për favore seksuale dhe para në këmbim të notave kaluese në provime. Pritet të konfirmohet kandidat i PD për deputet në Lezhë edhe i famshmi Gjin Gjoni, simboli i drejtësisë së vjetër, i kallëzuar nga ILDKP për fshehjen e 2 milionë eurove pasuri. Gjin Gjoni gënjeu prokurorinë për një vilë 700 mijë euro në Farkë, duke deklaruar se kishte hequr dorë nga ajo pasi nuk e përballonte dot çmimin, por disa vite më vonë vila figuroi në pronësi të tij.

Në Vlorë ka shprehur interesin për të kandiduar për deputet me siglën e PD, Dashamir Tahiri, i dënuar me 9 muaj burg më 1999 në qytetin e Ravenës në Itali, për përdorim dokumentesh të falsifikuara. Në vitin 2016, KQZ i hoqi mandatin Dashamir Tahirit pasi nuk e deklaroi dënimin në formularin e dekriminalizimit. Vendimi i KQZ u la në fuqi nga gjykatat e të gjitha shkallëve. Në Vlorë ka shprehur interesin për të rikandiduar deputetja Ina Zhupa, përfituese e mbi 300 tenderave me vlerë miliona euro, përmes bashkëjetuesit Fabian Goçi.

Në Vlorë mes kandidatëve rezulton edhe këshilltari ushtarak i ish Presidentit Ilir Meta, Piro Ahmetaj. Më parë Ahmetaj ishte këshilltar i ish-presidentit Nishani, ku u përfshi në një betejë të gjatë dhe të ashpër akuzash me deputetë të Kuvendit. Për rrjedhojë, Ahmetaj dha dorëheqjen në vitin 2015. Deputeti Spartak Braho e ka akuzuar publikisht Piro Ahmetajn se ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit me pseudonimin ‘Shkodrani’.

Në Elbasan ka shprehur interesin për të rikandiduar deputeti i PD, Lefter Gështenja, i cili përmes kompanisë Civil Cons, themeluar prej tij në 2018 dhe kaluar në emrin e Rezart Haxhiut, ka përfituar 44 tendera publikë me vlerë miliona euro.

Në Fier kandidon sërish deputeti Luan Baçi nën hetim nga SPAK për fshehjen dhe pastrimin e 1.5 milionë euro. Me dosje në SPAK janë edhe Flamur Noka dhe Belind Këlliçi, të cilët pritet të jenë pjesë e listës së mbyllur dhe të sigurt të Berishës. Pjesë e listës së mbyllur do të jetë edhe Xhelal Mziu, i cili është anuar sa tek Basha te Berisha. Mziu po hetohet nga SPAK për pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në Tiranë do të kërkojë votat e demokratëve për një vend në listën e kandidatëve edhe deputeti Asllan Dogjani, i pandehur në SPAK për fshehje pasurie. Në Shkodër pjesë e garës është Bardh Spahia, i cili është marrë i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre.

Në Dibër ka shprehur interesin për të kandiduar në listën e PD ish deputeti i LSI Përparim Spahiu, i cili ka përdorur makinat publike të Drejtorisë së Patentave, me drejtor vëllanë e tij, Ylli Spahiu. Në dosjen e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, Përparim Spahiu rezulton se në një rast kishte propozuar ligj me porosi të dyshes Meta-Kryemadhi, për interesa të oligarkëve.

Në Durrës kandidon për PD-në, biznesmeni Luan Hoti, i akuzuar nga Berisha se ka monopolin e shërbimeve dentare dhe se komandohet nga Vangjush Dako. “Kandidati i Lul Bravës është absolutisht nën sqetullën e Edi Ramës. Ka monopolin e shërbimeve detare nga Saranda në Shëngjin. Monopol do të thotë korrupsion…Luan, jo vetëm që nuk meriton, por ti as në PD nuk mund të jesh monopolist. Dhe nuk është e rastit tani, kush po ia bën fushatën, e keni marrë vesh? Spartak Braho, po. Gjushi në njërën anë, Spartaku në anën tjetër”, pati deklaruar Berisha në vitin 2022.

Në Durrës kandidon edhe Enri Ceno, sekretari Ndërkombëtar për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Demokratike, i cili u shfaq në një foto me ish shefin e kundërzbulimit në FBI Charles McGonigal, bashkë me Fjoralba Dizdarin, anëtare e këshillit kombëtar të PD. Berisha e ka McGonigal se ka përgatitur dosjen e tij për shpalljen non grata bashkë me Edi Ramën. Ceno tha se fotoja ishte rastësore. Enri Ceno është djali i ish-gjyqtarit të Apelit Durrës, Petrit Ceno, i dënuar për korrupsion si dhe para se të dënohej, i shkarkuar nga Vetingu për fshehje pasurie.

Në Gjirokastër gara nuk ka asnjë vlerë, pasi Berisha ka paracaktuar kandidat të parin në listë Tritan Shehun, ku në këtë qark PD pritet të marrë një mandat deputeti. Tritan Shehu shfaqet mes Enver Hoxhës dhe Ramiz Aliajt në vitin 1967 pas aksionit për prishjen e kishave dhe xhamive./PRAPASKENA

Previous Post

Detaje nga arrestimi i Safet Bajrit, GJKKO ka lëshuar 3 urdhër-arreste, mes tyre edhe Behar Bajri

Next Post

Me pranga në duar dhe i buzëqeshur, momenti kur Safet Bajri mbërrin në Drejtorinë e Policisë

Next Post
Me pranga në duar dhe i buzëqeshur, momenti kur Safet Bajri mbërrin në Drejtorinë e Policisë

Me pranga në duar dhe i buzëqeshur, momenti kur Safet Bajri mbërrin në Drejtorinë e Policisë

“Mbreti i Durrësit”, kush është Xhevdet Troplini , Poja që Berisha thotë se Rama ia çoi Veliajt në qeli
AKTUALITET

“Mbreti i Durrësit”, kush është Xhevdet Troplini , Poja që Berisha thotë se Rama ia çoi Veliajt në qeli

by Editor
March 7, 2025
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një konference për mediat, duke akuzuar Ministrin...

Read moreDetails
Ekskluzive/ Momenti i vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja (VIDEO)

Ekskluzive/ Momenti i vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja (VIDEO)

May 20, 2025

Të shtëna me armë në Tiranë/ Plagoset një person tek Komuna e Parisit

May 18, 2025
URGJENTE/ KUJDES NGA UBA Bank: Mungesë transparence dhe sigurie në pagesat online

URGJENTE/ KUJDES NGA UBA Bank: Mungesë transparence dhe sigurie në pagesat online

May 22, 2025
Eurovision 2025: Votat e Publikut – Shqipëria në vendin e…

Eurovision 2025: Votat e Publikut – Shqipëria në vendin e…

May 18, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ekskluzive/ 63-vjeçari ndërroi jetë pas ndërhyrjes, klinika Dental Helth: Kishte disa sëmundje shoqëruese, nuk i deklaroi

Ekskluzive/ 63-vjeçari ndërroi jetë pas ndërhyrjes, klinika Dental Helth: Kishte disa sëmundje shoqëruese, nuk i deklaroi

May 24, 2025
Zhduken gruaja dhe djali i mitur në Shkodër, burri kërkon ndihmë për gjetjen e fëmijës

Zhduken gruaja dhe djali i mitur në Shkodër, burri kërkon ndihmë për gjetjen e fëmijës

May 24, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al