Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gazetarja Glidona Daci sulmohet me gjuhë denigruese online

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Gazetarja Glidona Daci sulmohet me gjuhë denigruese online
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një profil Facebooku i krijuar së fundmi me pseudonim bazuar në aliasin e përdorur në kallëzimin ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj ka sulmuar online të hënën gazetaren Glidona Daci, duke përdorur aludime dhe epitete denigruese.

Në një bisedë me BIRN, gazetarja e Klan News, Glidona Daci tha se sulmi kishte lidhje me punën e saj dhe konkretisht komentet e bëra sëfundmi në televizion mbi çështje në hetim nga Prokuroria e Posaçme.

“Sulmi mendoj se lidhet me detyrën time si gazetare, për shkak edhe të raportimeve që kam bërë në lidhje me zhvillimet e fundit dhe punës së Prokurorisë së Posaçme”, tha Daci. Ajo shtoi se nuk e njihte dhe nuk kishte idenë kush ishte pas sulmit, por vuri në dukje se do të denonconte rastin.

“Nuk është hera e parë që jam në qendër të këtyre sulmeve, por të arrinin deri në këtë pikë që të më denigrojnë figurën time, nuk e prisja”, tha ajo.

Daci thotë se ndjehet keq vetëm për mënyrën se si mund ta përjetojë familja e saj, por shton se nuk do të dorëzohet. “Kam një gjë për familjen time: mos u mërzisni, ju e dini çfarë vajze keni rritur dhe nuk do dorëzohem në kryerjen e punës time ashtu siç kam bërë deri më tani”, tha ajo.

Sulmet denigruese dhe ngacmimet online ndaj gazetareve femra, bazuar në gjininë e tyre, janë të përsëritura. Përmes një deklarate të shpërndarë të hënën, Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë shprehu shqetësimin e thellë për shtimin e sulmeve online ndaj gazetarëve, veçanërisht ndaj vajzave dhe grave, gjatë ditëve të fundit.

“Në një klimë të tensionuar politike, vërejmë me alarm rritjen e gjuhës së urrejtjes, intimidimit dhe përpjekjeve për të denigruar gazetarët. Roli i tyre është të raportojnë mbi zhvillimet e përditshme, përfshirë ato të drejtësisë, dhe askush nuk duhet t’i frikësojë apo t’i pengojë në ushtrimin e detyrës së tyre për të sjellë të vërtetën, cilado qoftë ajo,” tha Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë.

Previous Post

Firma MSE, përjashtohet 1 vit nga tenderët/ Arbër Teqja transaksione me shtetas rusë për të fituar tendera në QSUT

Next Post

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Next Post
Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Përplasja Rama–Becchetti, faturë milionëshe për qytetarët/ Zbulohen kostot e mbrojtjes ligjore

Përplasja Rama–Becchetti, faturë milionëshe për qytetarët/ Zbulohen kostot e mbrojtjes ligjore

July 22, 2026
Shkelën procedurat e punësimit të Muçi Shaljanit, 6 muaj burg për dy ish-zyrtarët e AMP-së

Shkelën procedurat e punësimit të Muçi Shaljanit, 6 muaj burg për dy ish-zyrtarët e AMP-së

July 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al