Thursday, September 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gjyqtarja e Elbasanit kërkoi ‘kokën’ e tij? Reagon gazetari Saimir Kodra

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Gjyqtarja e Elbasanit kërkoi ‘kokën’ e tij? Reagon gazetari Saimir Kodra
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu ishte në listën e masave të sigurisë që lëshoi SPAK ditwn e djeshme. Nga përgjimet e SPAK është bërë e ditur gjithashtu se ish-gjyqtarja është përfshirë në një në një tentativë për t’u hakmarrë ndaj drejtuesit të emisionit “Stop”, Saimir Kodra për të gjitha denoncimet e transmetuara.

Në emisionin “Opinion”, Kodra u shpreh se në rastin me gjyqtaren Pajtime Fetahu ka ndjekur gjithmonë rrugën institucionale. Sa i përket lidhjes së saj më krimin e organizuar në hakmarrje për Saimir Kodrën, ky i fundit shprehet se nuk ka qenë në dijeni të kësaj.

Kodra sqaroi se shtëpia e prindërve të tij nuk është djegur dhe se ai nuk ka fjetur kurrë në “Plaza” për t’i shpëtuar hakmarrjes së ish-gjyqtares.

Blendi Fevziu: Saimir, në momentin që po hyja në emision madje 10 minutat e para mora një informacion. Dikush më çon që ka qenë një konflikt mes teje dhe gjyqtares së Gjykatës së Elbasanit. Ndërkohë që dikush më çon një informacion që me gjasë mund të jetë marrë nga dosja, nga zbardhja e “Sky Ecc”.

Saimir Kodra: E kam lexuar, e kam!

Blendi Fevziu: Por çfarë konflikti ke pasur ti me këtë gjyqtare? Si guxon një gjyqtare të përdorë krimin për t’u hakmarrë me gazetarin?!

Saimir Kodra: Asgjë më tepër se sa kam denoncuar veprimet korruptive të saj në gjykatën e Elbasanit. E kam pasur gjithçka institucionale dhe asgjë më tepër. Madje kam pasur më shumë denoncime për t’u parë personalisht me të dhe me familjen e saj, por nuk kam pranuar pasi qasja ime gazetareske ishte vetëm ajo institucionale. Por ja që jetojmë dhe në këtë vend që ka dhe kështu gjyqtarësh.

Blendi Fevziu: Po ua kanë djegur vërtet shtëpinë e prindërve?

Saimir Kodra: Jo! Nuk është e vërtetë fare kjo gjë madje nuk flija fare tek “Plaza.

Blendi Fevziu: Për atë jam i bindur që nuk ke fjetur tek “Plaza”, por ky duket sikur i bën më shumë qejfin gjyqtares, të ka bërë personazh të vështirë për t’u kapur.

Saimir Kodra: Për t’i kërkuar më shumë favore. Mua më vjen mirë që kjo gjyqtare është atje ku duhet të jetë, që në fakt duhet të ishte prej kohësh.

Blendi Fevziu: Jo, paska qenë prej kohësh. Kjo qenka e dyta e paska një masë më përpara.

Saimir Kodra: Po, ka qenë në arrest shtëpie, unë flas për burgun. Realisht sepse po t’i kthehesh asaj që ne kemi transmetuar për të është një histori e tmerrshme se si një gjyqtare ka përfituar dhe abuzuar me vendimet e vulat, çka e di mirë dhe gjithë qyteti, por sot për fat të mirë filloi të jetojë dhe SPAK-u.

Blendi Fevziu: Saimir, ti nuk ke pasur informacion asnjë informacion të raporteve të saj me grupet kriminale në drejtimin tënd?

Saimir Kodra: Jo, absolutisht, sepse unë nuk kam pasur informacione me këto Sky ECC apo EnchroChat.

Blendi Fevziu: Si re në këtë informacion që më the e dija që të lexova?

Saimir Kodra: Në fakt që të jem shumë i sinqertë duhet të falenderoj drejtuesin e SPAK-ut zotin Altin Dumani, që pak kohë më parë më ka bërë këtë pyetje për djegien e shtëpisë së prindërve me demek, por që nuk është e vërtetë. Pra isha vënë në një farë informacioni.

Blendi Fevziu: Pra ishe pyetur për këtë çështje në momentin që kishin dalë informacionet?

Saimir Kodra: Po nëse kishte ndodh apo jo, sepse duket sikur është kryer si veprim, por në fakt nuk ka ndodhur. Ndërkohë që nuk e di, realisht më vjen keq për gjënë, për të gjithën, që të arrish në nivelin e gjyqtares Pajtime Fetahu në këto perceptime e në këto gjëra, nuk e di.

Previous Post

Protesta e opozitës, policia paralajmëron PD: Bllokimi i rrugëve është vepër penale

Next Post

Mjeku nuk jep ekspertizën për autorin e dyshuar të vrasjes së Martin Canit

Next Post
Mjeku nuk jep ekspertizën për autorin e dyshuar të vrasjes së Martin Canit

Mjeku nuk jep ekspertizën për autorin e dyshuar të vrasjes së Martin Canit

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al