Friday, June 5, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

AKEP mbyll 155 llogari ruse në internet për dezinformimin në Tiranë

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
AKEP mbyll 155 llogari ruse në internet për dezinformimin në Tiranë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Tomi Frashëri, Kryetar i AKEP-it, Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, deklaroi sot se institucioni që ai drejton ka mbyllur 155 llogari ruse në internet, që synonin dezinformimin, ndërsa 8 të tjera u përkisnin grupeve të hakerimit të të dhënave sikurse tha ai.

Zoti Frashëri bëri këto komente gjatë seancës dëgjimore para komisionit të posaçëm parlamentar kundër dezinformimit dhe formave të tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit, ku foli mes të tjerash mbi sulmet iraniane nga “Homeland Justice”, që synonin sipas tij, shkatërrimin e të dhënave dhe kolapsin e shërbimit të operatorit.

“Sulmet ndaj operatorëve janë të përditshme. Kur nisi lufta në Ukrainë, i mblodhëm operatorët dhe u thamë të skanojnë përditë gjendjen dhe kjo të bëhej kulturë”, tha zoti Frashëri.

Ai shtoi se kërkesa e parë për të bllokuar llogaritë ruse erdhi nga Komisioni Evropian më 3 mars të vitit 2022, ndërsa Shqipëria u godit nga hakerat iranianë në muajin korrik.

 

“Komisioni Europian kërkoi që 3 faqe interneti, si dhe llogari të tjera ruse, që mbanin qëndrim dhe publikonin të dhëna në favor të agresionit rus, të mbylleshin, sepse përmbanin dezinformim. Kërkesa të tjera kanë ardhur nga organet ligjzbatuese për grupin “Homeland Justice”. Kërkesa kanë ardhur kryesisht nga prokuroria në disa raste, Njësia C kibernetike e Policisë dhe i vetmi instrument për t’i ndaluar këto, është ligji”, tha zoti Frashëri.

 

Ai shtoi se AKEP-i bën kontrolle në mënyrë të përhershme mbi personat e autorizuar dhe se siguria në këtë fushë është maksimale, ndërsa detajoi se këto sulme kanë ndodhur gjatë festave dhe pushimeve, kur operatorët ulin vëmendjen ndaj sistemit, por kjo tani nuk ndodhë më, sepse tani janë caktuar ekipe profesionale gjatë festave dhe fundjavave në çdo stinë.

 

Siguria kibernetike është një detyrë me përparësi të lartë qysh pas krizës shëndetësore të pandemisë Covid 19. AKEP-i administron 5 infrastruktura kritike dhe qysh prej shkurtit të vitit 2022 kur nisi agresioni rus ndaj Ukrainës ka një vëmendje maksimale ndaj ndërhyrjeve të huaja të dëmshme në shërbimin elektronik të vendit.

 

 

Previous Post

Zbardhen bisedat e Martinajt dhe Bajrit në SKY

Next Post

Tensione jashtë Parlamenti, deputetët e opozitës përplasen me Gardën

Next Post
Tensione jashtë Parlamenti, deputetët e opozitës përplasen me Gardën

Tensione jashtë Parlamenti, deputetët e opozitës përplasen me Gardën

Skandal në QSUT/ Salla e operacionit te Kardiologjia jashtë funksionit, pacientët dërgohen te privati
AKTUALITET

Skandal në QSUT/ Salla e operacionit te Kardiologjia jashtë funksionit, pacientët dërgohen te privati

by Redaktor Redaktor
June 4, 2026
0

Shëndetësia falas mbetet vetëm një parullë fushate e qeverisë, e cila në 12 vite qeverisje, ka dështuar t’iu ofrojë qytetarëve...

Read moreDetails
Igli Tare shokon me deklaratën në SPAK: Belindën e kam…

Igli Tare shokon me deklaratën në SPAK: Belindën e kam…

June 4, 2026
U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

June 2, 2026
Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

May 31, 2026
Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

June 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Edhe pas krizës, nafta e shtrenjtë ende sfidë për Shqipërinë

Edhe pas krizës, nafta e shtrenjtë ende sfidë për Shqipërinë

June 5, 2026
‘Nuk ndalemi’, njoftimi i protestueses: Të shtunën mblidhemi në Vlorë dhe Tiranë

‘Nuk ndalemi’, njoftimi i protestueses: Të shtunën mblidhemi në Vlorë dhe Tiranë

June 5, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al