Thursday, October 29, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Kronika e një vrasjeje të paralajmëruar

Editor by Editor
in KRYESORE, OP-ED
0
Kronika e një vrasjeje të paralajmëruar
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Juli Emiri

Nuk di se sa herë është ulëritur në protestën e teatrit nga unë dhe kolegët e mi, për rrezikun që i kanosej krejt artit, e jo vetëm ndërtesës, me shembjen e saj. Sa herë është ulëritur që ky është një sulm ndaj teatrit si institucion e jo si ndërtesë, ndaj të gjitha institucioneve të artit e jo vetëm teatrit e ndaj të gjithë artistëve, jo vetëm atyre të “çmendurve” të protestës.

Ditë pas dite vërtetohen një më një ato që janë thënë në atë protestë.

-Teatri Kombëtar u shemb që të ndërtohet një i ri më i mirë. Po i kthehem në fund kësaj.

-Teatri i Operas dhe Baletit, një nga institucionet më të rëndësishme kulturore u bë Teatri i Operas dhe Baletit dhe ansamblit popullor.

-Ministria e Kulturës u shkri me Ministrinë e Ekonomisë.

-Teatri Migjeni u shkri me Drejtorinë e Shërbimeve Bujqësore dhe Pyjore, Ministrinë Ekonomike të Arsimit, Drejtoria e Çerdheve dhe e Kopshteve dhe Degën Ekonomike të Kulturës.

-Kinema Agimi është bërë një qendër kulture.

-Galeria e Arteve është mbyllur prej vitesh.

-Cirku është mbyllur prej vitesh.

-Teatri i Fëmijëve po zhvendoset (nëse) te liqeni.

-Biblioteka kombëtare te liqeni.

-Thuhet që dhe Universiteti i Arteve do të zhvendoset.

-Thuhet që dhe Qendra Kombëtare Kinematografike do të shkrihet në një drejtori.

Çfarë vihet re nga këto fakte? Tre fjalë kyçe: mbyllje, zhvendosje, shkrirje.

Mbyllja e një institucioni arti s’besoj se ka nevojë për koment. Mbyllja është mbyllje dhe nuk ka asnjë pretekst. Është vrasje ndaj artit.

Zhvendosja , në mos është një fjalë tjetër për mbylljen (përderisa në emër të zhvendosjes institucionet mund të mbyllen pa afat) është një zhvlerësim i artit duke e çuar në periferitë e qyteteve që të mos shkojë askush, mundësisht. Nuk është zhvillim periferie, se zhvillim periferie do të quhej nëse do të shtohej një institucion tjetër në periferi, jo të zhvendosej ai që është në qendër.

Shkrirja është vrasja më e ndyrë nga të treja, se ka paturpësinë të paraqitet dhe si avantazh, madje investim. Çdo institucion funksionon më mirë kur është më vete. Edhe në shkollë kur bën lëndën Gjuhë -Letërsi nuk është njësoj si kur bën gjuhën më vete dhe letërsinë më vete. Kur Baleti është më vete dhe Vallja popullore është më vete zhvillohen më shumë se kur shkrihen e nuk merret më vesh ku fillon njëra e ku mbaron tjetra. Kur teatri është më vete, estrada më vete, ndarja është e qartë dhe zhvillohen të dyja si gjini më vete, nuk bëhen një tallava ku janë njësoj si skeçet, si teatri, si mbrëmja poetike etj etj. “Do të jetë një qendër kulturore” thuhet gjithmonë e më tepër për çdo institucion arti, duke  e paraqitur si një risi e zhvillim faktin që do të ketë shumë aktivitete kulturore të gjinive të ndryshme. Rezultati është shndërrimi në disa ambiente ku hyn kushdo që i thotë vetes artist e i fut dhe fjalën kontemporan mbrapa, e nuk po i kujtohet më njeriu se çfarë quhet art në të vërtetë. Arti i masave. Kjo është filozofia e shtëpive të kulturës e kthyer pak në gjuhë “kontemporane”. Edhe restaurimet e teatrove duken të gjitha si shtëpitë e kulturës në komunizëm. Nuk është e rastësishme. Asgjë nuk është e rastësishme. Është e unifikuar. Kështu dhe Arturbina, u tha para se të bëhej që do të ishte një teatër “ultramodern” kontemporan. Nuk ka kushtin minimal për të qenë teatër; akustikën. Jo më dhomat e aktorëve me dushe. Se nuk u bë për teatër. U bë për qendër arti. Qendër kulturore. Qendër kontemporane. Vërini ç’emër të doni. E pas gjithë kësaj, si pritet të jetë Teatri i Ri? Nuk po hyj te vjedhja e territorit e aspektet e tjera për të mos dalë fare nga tema. Po rri te arti. Teatri i ri do të jetë një hapësirë kontemporane ku do të zhvillohen aktivitete të ndryshme. Si piramida. Si kinema Agimi. Edhe te piramida janë bërë shfaqje, por nuk është teatër. Edhe te kinema Agimi janë bërë shfaqje, por nuk është teatër. Është thjesht një hapësirë alternative. Kështu dhe Teatri i ri -që me silogjizëm do të jetë po aq “ultramodern” sa dhe turbina do të jetë një hapësirë alternative. Dhe ky nuk është thjesht rezultati pastër logjik, por dhe një pohim që Erion Veliaj e ka bërë me gojën e tij.

Por jo vetëm kaq. Ndërkohë shkrirja e institucioneve nënkupton edhe shkrirje fondesh. Ai fond që do nxirret psh në Kulturë a në Teatrin Migjeni etj, ndoshta dhe mund të duket më i madh (nëse); por do të jetë një fond i përbashkët i gjithë mishmashit të madh të institucioneve ku nuk do merret vesh se sa qindarka do të përfundojnë në fund vetëm për shfaqje teatri psh. Se do të jenë të gjitha në një vend, e nuk është çudi që disa mbrëmje poetike të marrin më shumë fonde se një shfaqje e mirëfilltë teatri, përderisa quhen të dyja shfaqje arti dhe jepen në të njëjtën ndërtesë.

Kështu që nuk ka asgjë për t’u çuditur në shkrirjen e teatrit Migjeni. E as në të tjerat. Është një rrjedhë krejt logjike. Është ditur fare mirë çfarë po ndodh. Këtë zgjodhët.

Kur u shkri Ministria e Kulturës, imagjinoni sa lehtë mund të shkrihet një drejtori, sa lehtë mund të bëhet Drejtoria e Ekonomisë dhe Inovacionit psh. Zgjodhët vetëasgjësimin. Zgjodhët vrasjen e artit.

Nga një e çmendur e protestës.

Previous Post

Dëshmia e të arrestuarit të tretë për përfshirje në krim: Naim Murseli para një viti më ka kërkuar të vras Liridonën

Next Post

Call center, sektori që po shkon drejt shuarjes, në pak vjet përgjysmohen punonjësit

Next Post
Call center, sektori që po shkon drejt shuarjes, në pak vjet përgjysmohen punonjësit

Call center, sektori që po shkon drejt shuarjes, në pak vjet përgjysmohen punonjësit

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Veliaj reagon për transferimin në burgun e Fierit: Na vini në dispozicion autorizimin e Kryeministrit për sekretin shtetëror

Veliaj reagon për transferimin në burgun e Fierit: Na vini në dispozicion autorizimin e Kryeministrit për sekretin shtetëror

October 29, 2026
SPAK nën hetim Bankën e Shqipërisë, në Gjykatën e Lartë çështja për pajisjet e sekuestruara të drejtuesve

SPAK nën hetim Bankën e Shqipërisë, në Gjykatën e Lartë çështja për pajisjet e sekuestruara të drejtuesve

October 29, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al