Thursday, June 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Raporti i KE-së: Tirana, një nga 10 qytetet më të këqija për të jetuar, Zyrihu në krye

Editor by Editor
in KRYESORE, SOCIALE
0
Raporti i KE-së: Tirana, një nga 10 qytetet më të këqija për të jetuar, Zyrihu në krye
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Syrvejimi përfshiu 83 qytete, kryesisht të vendeve të Bashkimit Europian, kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor, Islandën dhe Turqinë, ku qytetarët u pyetur sa të kënaqur janë me jetën në qytetin ku banonin bazuar mbi disa kritere si infrastruktura, mundësitë e punësimit, mjedisi, etj..

Tirana renditet në 10 qytetet më të këqija për kënaqësinë e të jetuarit, ku vetëm 66 përqind e të pyeturve janë përgjigjur pozitivsht. Kryeqyteti shqiptar është në fund të listës me Stambollin, Athinën dhe Palermon.

“Qytetet në Ballkanin Perëndimor dhe Turqia kanë përqindjet më të ulëta (65% dhe 74%, respektivisht), ndërsa ato në vendet e EFTA-s dhe në Mbretërinë e Bashkuar kanë përqindjet më të larta (87%)”- thuhet në raport.

Survejimi nxjerr përfundime në perceptimin e banorëve për nivelin e jetetës për grupime të ndryshme shoqërore si familjet me fëmijë, të moshuarit, emigrantët dhe për komunitetin LGBTQ.

Kryeqyteti shqiptar perfomoi keq për të gjithë këto grupime në krahasim me qytetet e BE-së, duke u renditur në vend të parafundit për cilësinë e jetës për familjet me fëmijë të vegjël dhe po ashtu për komunitetin LGBTQ ka lënë pas vetëm një qytet në Turqi.

Sipas raportit, shumë çështje që lidhen me cilësinë e jetës si, kostot e strehimit, ajri i pastër, jeta kulturore, transporti, mundësitë e punësimit, siguria, etj., varen nga vendi ku një person jeton dhe kjo është arsyeja pse vendi ku jetojnë njerëzit ndikon në cilësinë e jetës së tyre.

Njerëzit u pyetën për kënaqësinë e të jetuarit me një sërë karakteristikash të jetës në qytet, të tilla si gjithëpërfshirja, vetmia, punësimi, siguria, strehimi, mjedisi, transporti, kultura, shërbimet e qytetit dhe korrupsioni.

Zyrihu i Zvicrës është qyteti më i mirë për të jetuar sipas anketës me rreth 97% të banorëve të kënaqur me jetesën në këtë qytet, i ndjekur nga Kopenhagen, Danimarikë dhe Groningen, Holandë.

Anketa është kryer nga IPSOS me kërkesë të Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Evropian për Politika Rajonale dhe Urbane midis janarit dhe prillit 2023. Ai përfshin qytete në Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian dhe qytete në Shqipëri, Islandë, Mali i Zi, Norvegjia, Maqedonia e Veriut, Serbia, Zvicra, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Elisa Ferreira, Komisionere për Kohezionin dhe Reformat, në hyrje të raportit, vlerëson perceptimin pozitiv për cilësinë e jetës në qytetet e vendeve të BE-së, ku 9 nga 10 persona janë të kënaqur me jetesës në qytetet e tyre.

Por ajo shton se “ka ende punë për të bërë”në rritjen e cilësisë së jetës dhe se, “ka ende një hendek veri/jug, me kënaqësinë më të ulët të raportuar në Jug – dhe veçanërisht në qytetet e anketimit jashtë BE-së”.

Ajo rendit 3 faktor kyç që ndikojnë në këtë perceptim, si mundësitë e punësimit, shërbimet publike duke nisur me transportin, skollat, spitalet, etj., dhe numri i popullsisë, pasi qytete të vogla shfaqen më mirë në listë./BIRN

Previous Post

“Keqardhje për një pjesë të vogël të kolegëve që…”, Bardhi pas mbledhjes, thirrje Presidentit: Do të dërgojmë në Kushtetuese dy ligje të PS

Next Post

Zoti na bekoi me një vajzë! Arbër Hajdari baba për herë të parë

Next Post
Zoti na bekoi me një vajzë! Arbër Hajdari baba për herë të parë

Zoti na bekoi me një vajzë! Arbër Hajdari baba për herë të parë

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave
AKTUALITET

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

by Lom Lom
May 31, 2026
0

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të delegatëve për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë...

Read moreDetails
U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

June 2, 2026
Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

May 29, 2026
Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

June 2, 2026
Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

May 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

June 3, 2026
Tre orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

Tre orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

June 3, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al