Thursday, October 29, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Dhuna në Malin e Zi/ “Kishim flamurin shqiptar në pasqyrën e automjetit”, zbardhet dëshmia e Klodian Meajt: Sapo dolëm nga makina na goditën dhe…

Editor by Editor
in KRONIKE, KRYESORE
0
Dhuna në Malin e Zi/ “Kishim flamurin shqiptar në pasqyrën e automjetit”, zbardhet dëshmia e Klodian Meajt: Sapo dolëm nga makina na goditën dhe…
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Zbardhet dëshmia e Klodian Meaj, njërit prej shqiptarëve të dhunuar në Malin e Zi.

Meaj ka treguar detaje më shumë se si ka ndodhur ngjarja, duke rrëfyer se kanë pasur një flamur shqiptar në pasqyrën e automjetit me të cilin po udhëtonin dhe dyshimet kryesore janë se dhunimi ndaj tyre prej shtetasve malazez tashmë të identifikuar ka ardhur për shkak të atij flamuri.

“Ne ishim ulur nga trageti dhe morëm makinën tonë. Vijuam rrugën pa probleme deri në qytetin e Malit të Zi Herceg Novi. Aty për një moment ndaluam sepse kishim një problem me makinën. Sapo kemi ndaluar një grup personash kanë ardhur dhe kanë goditur automjetin në të cilin ndodheshin. Dolëm jashtë sepse nuk po kuptonim çfarë po ndodhte dhe na goditën edhe ne duke na dhunuar fizikisht pa asnjë shkak dhe pa asnjë arsye. Ne ishim duke komunikuar më zë fare të ulët brenda makinës dhe nuk kishte asnjë shkak, asnjë provokim nga ana jonë. Sapo dolëm nga makina na goditën edhe ne dhe më pas u larguan.

Unë në automjet kam një flamur shqiptar në pasqyrë, është një flamur i vogël. Nuk e di nëse është kjo arsyeja pasi automjeti është me targa gjermane dhe jo shqiptare. Ne kemi dhënë deklarimet tona për policinë malazeze pasi nuk kishte asnjë arsye për të na dhunuar në atë mënyrë. Kemi marrë disa mjekime në një spital të Malit të Zi dhe pas deklarimeve kemi ardhur me dëshirë drejt Shqipërisë. Unë dua të falënderoj shumë shtetin shqiptar. Kam një falënderim për ministrin e Brendshëm Taulant Balla i cili na ka mbështetur shumë. Po ashtu falënderoj Ambasadën shqiptare në Malin e Zi e cila na ka mbështetur në çdo moment, policinë shqiptare që na u gjend afër dhe na shoqëroi si dhe spitalin e Shkodrës për gatishmërinë. Ajo që ne kemi kërkuar është që të zbardhet ngjarja dhe autorët të vihen përpara përgjegjësisë.”, ka dëshmuar Meaj.

Përveç Meajt, janë dhunuar edhe Azem Dervishi e Doris Kopaçi. Në lidhje me ngjarjen policia malazeze ka identifikuar tre autorët e dyshuar të ngjarjes.

Previous Post

Emri/ Goditi një punonjës policie, arrestohet 31-vjeçari në Gjirokastër

Next Post

Tre gola për tri pikë, Milan kalon me sukses edhe transfertën në Empoli

Next Post
Tre gola për tri pikë, Milan kalon me sukses edhe transfertën në Empoli

Tre gola për tri pikë, Milan kalon me sukses edhe transfertën në Empoli

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

October 25, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ndezën flakadanë dhe i ranë bilbilit, Peleshi përjashton 4 deputetë të PD

Ndezën flakadanë dhe i ranë bilbilit, Peleshi përjashton 4 deputetë të PD

October 29, 2026
Nis me protestë seanca plenare, demokratët shfaqen në Kuvend me fotot e studentëve të dhunuar

Nis me protestë seanca plenare, demokratët shfaqen në Kuvend me fotot e studentëve të dhunuar

October 29, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al