Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Trafikuan sasi të mëdha droge nga Shqipëria në Itali, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO, ja sa vite burg për 10 trafikantët (EMRAT)

Editor by Editor
in KRONIKE, KRYESORE
0
Trafikuan sasi të mëdha droge nga Shqipëria në Itali, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO, ja sa vite burg për 10 trafikantët (EMRAT)
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Apeli i GJKKO ka lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme për 10 trafikantë, të cilët akuzohen se trafikuan sasi të mëdha droge nga Shqipëria në Itali.

Bëhet fjalë për shtetasin; Robert Myftari, Julian Bejdollari, Aurel Kalari, Rexhino Muçaj, Piro (Kleo) Bregu, Ilirian Duçellari (alias Ilirian Zaimi), Orhan Duçellari, Alban Koshi, Elton Hamza dhe Mariglen Shusha, të cilët kanë kryer aktivitetin kriminal të trafikimit të narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

NJOFTIMI I SPAK
Në kuadër të një informimi të mëparshëm, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zhvilluar hetime për procedimin penal nr.36 të vitit 2019, në kuadër të një Skuadre të Përbashkët Hetimore me Autoritet e Antimafies dhe Prokurorisë së Barit, Itali, për veprat penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal ,“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”,“Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet, 284/1, 28/4, 283/a/1 e 22, 28/4, 283/a/1, 28/4, 287/1 gërma “d”, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

lg.php.gifGjatë këtij hetimi është dokumentuar veprimtaria kriminale e pjesëtarëve të katër grupeve të fuqishme kriminale të organizuar, të cilët kanë vepruar nga viti 2014 deri ne vitin 2019, në Shqipëri dhe në kontakt e bashkëpunim me organizatat kriminale italiane, kanë trafikuar sasi të konsiderueshme lënde narkotike në Itali e më pas në vende të tjera europiane.

Autoritetet Shqiptare dhe Autoritetet Italiane, gjatë hetimeve të mëparshme bërë në Shqipëri në kuadër të operacioneve ‘Shefi’ dhe ‘Kulmi’ në mars të vitit 2018 e në qershor të vitit 2020, kanë rindërtuar, edhe me ndihmën e deklaratave të katër bashkëpuntorëve të drejtësisë, të dhëna për shkelje të ligjit te kryera nga zyrtar publik shqiptar, pastrim parash, po ashtu të gjithë “zinxhirin e prodhimit” të lëndës narkotike që nga kultivimi, prodhimi, mbledhja, magazinimi dhe trafikimi në drejtim të brigjeve pugliese me mjete lundruese të fuqishëm.

Në tërësi, në kuadër të hetimeve të sipërpërmëndura, janë sekuestruar rreth 6 (gjashtë) tonelata lëndë narkotike të tipit marijuanë, kokainë e hashish, duke ju hequr organizatave kriminale të ardhura të vlerësuara në mbi 55 milion euro, për një sasi totale prej rreth 14 milion dozash njëshe që dalin nga shpërndarja me pakicë.

Në kuadër të këtij hetimi janë sekuestruar me qëllim konfiskimin e tyre, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, subjekte tregtare, ambiente biznesi, në një vlerë prej 10 (dhjetë) milion euro.

Ky hetim është vlerësuar nga EUROJUST si një ndër hetimet më të sukseshme në Evropë, i kryer në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore.

Në përfundim të hetimeve paraprake janë dërguar për gjykim të pandehurit Robert Myftari, Julian Bejdollari, Aurel Kalari, Rexhino Muçaj, Piro (Kleo) Bregu, Ilirian Duçellari (alias Ilirian Zaimi), Orhan Duçellari, Alban Koshi, Elton Hamza dhe Mariglen Shusha, të cilët kanë kryer aktivitetin kriminal të trafikimit të narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Në përfundim të gjykimit Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.13, datë 09.02.2023, ka deklaruar fajtorë të pandehurit e mësipërm sipas akuzave përkatëse si dhe ka i dënuar ata me burgim. Gjatë gjykimit në shkallë të parë Prokuroria kërkoi ndërmjet të tjerave deklarimin fajtor të të pandehurit Ilirjan Duçellari (Zaimi) edhe për veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale” e parashikuar nga neni 287/1 gërma “d” i K.Penal si dhe konfiskimin e disa pasurive të cilat konsiderohen si produkt i veprës penale. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë me vendimin nr.13 datë 09.02.2023 deklaroi të pafajshëm të pandehurin Ilirjan Duçellari (Zaimi) për veprën penale të parashikuar nga neni 287/1 gërma “d” e Kodit Penal si dhe rrëzoi kërkesën për konfiskim të pasurive.

Prokuroria e Posaçme ka ushtruar ankim kundër vendimit nr.13 datë 09.02.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pasi mori në shqyrtim ankimin e prokurorit dhe ankimet e të pandehurve, me vendimin nr.55, datë 22.12.2023, ka vendosur:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 13, datë 09.02.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:
– Deklarimin fajtor të të pandehurit Ilirjan Duçellari (Zaimi) për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, e parashikuar nga neni 287, pika 1, shkronja “b”, i Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim;

– Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit Ilirjan Duçellari (Zaimi) me një dënim të vetëm prej 19 (nëntëmbëdhjetë) vitesh burgim;

– Në zbatim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, uljen e dënimit me 1/3 (një të tretën) e tij, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Ilirjan Duçellari (Zaimi) me 12 (dymbëdhjetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim;

– Në mbështetje të nenit 36, pika 1, shkronja “b”, të Kodit Penal, konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të këtyre pasurive:

–Pasuria me nr. 517/1 ND3 – N26, Zona Kadastrale 3140, Vol. 13, Fq. 113, e llojit “njësi”, me sipërfaqe 69.32 m2, ndodhur në Radhimë, Vlorë, regjistruar në emër të shtetasit Ilirjan Zaimi, hipotekuar në favor të Bankës së Parë të Investimeve Albania sh.a.., dhe të Bankës Societe Generale Albania sh.a.;

–Pasuria me nr. 24/8+1-14, Zona Kadastrale 8603, Vol. 6, Fq. 100, e llojit “apartament”, me sipërfaqe 56.80 m2, ndodhur në Lagjen “Pavarësia”, Vlorë, regjistruar në emër të shtetasit Ilirjan Zaimi, hipotekuar në favor të Bankës Societe Generale Albania sh.a.;

–Pasuria me nr. 28/4+1-28, Zona Kadastrale 8603, Vol. 16, Fq. 104, e llojit “apartament”, me sipërfaqe 134 m2, ndodhur në Lagjen “Pavarësia”, Vlorë, regjistruar në emër të shtetases Elisabeta Duçellari, hipotekuar në favor të Bankës Societe Generale Albania sh.a.;

–Pasuria me nr. 37/34-ND, Zona Kadastrale 8605, Vol. 45, Fq. 187, e llojit “ndërtesë”, me sipërfaqe 124 m2, ndodhur në Lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, godinë tre katëshe, me dy kate banimi, me sipërfaqe 124 m2 secili, dhe kati i tretë me sipërfaqe 71 m2, regjistruar në emër të shtetasit Neki Duçellari, hipotekuar në favor të Bankës Societe Generale Albania sh.a.;

Previous Post

Progni: Serverat e Kuvendit u sulmuan nga brenda Shqipërisë, jo nga Irani

Next Post

Motori përplaset me lopën dhe më pas me një makinë, plagoset rëndë 34-vjeçari në Sarandë

Next Post
Motori përplaset me lopën dhe më pas me një makinë, plagoset rëndë 34-vjeçari në Sarandë

Motori përplaset me lopën dhe më pas me një makinë, plagoset rëndë 34-vjeçari në Sarandë

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh
AKTUALITET

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

by Redaktor Redaktor
September 12, 2026
0

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Belshit, ku elektricisti i OSHEE-së, Klajd Zekthi, ka humbur jetën teksa ndodhej në...

Read moreDetails
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Më premtoi vend pune”, 35-vjeçarja denoncon dajën e deputetes Zegjine Çaushi për pë*dhunim

“Më premtoi vend pune”, 35-vjeçarja denoncon dajën e deputetes Zegjine Çaushi për pë*dhunim

September 15, 2026
“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al