Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Progni: Serverat e Kuvendit u sulmuan nga brenda Shqipërisë, jo nga Irani

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Progni: Serverat e Kuvendit u sulmuan nga brenda Shqipërisë, jo nga Irani
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Eksperti i informatikës, Gent Progni, ka hedhur dyshime për sulmin që u tha se i ishte bërë faqes në internet të Parlamentit të Shqipërisë nga  grupi i hakerave “Homeland Justice” nga Irani. Sipas Prognit, sulmi duket si i organizuar nga brenda vendit me synime të caktuara. 

I ftuar sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, Gent Progni i shpjegoi bazat e dyshimit të tij si specialist i kësaj fushe.

“Nuk dua të bëj konspirancionistin, – tha ai, –  por më duket si një strategji filmi ose skenar filmi i mirëorganizuar për t’i rënë edhe Parlamentit, edhe një kompanie private dhe për të bërë sikur një diçka e madhe po sulmon shtetin tonë. Por po ta shohësh në detaje teknike, duket si diçka e bërë së brendshmi.

Pse e them këtë?! Dje na kanë ardhur informacione që faqja e parlamentit dhe serverat e parlamentit janë sulmuar nga një IP, që na rezulton IP e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit! Pra, si ka mundësi, pasi kemi harxhuar miliona dollarë, sulmi vjen nga një IP e AKSHI-t?! Kjo është një pikëpyetje shumë e madhe teknike, që nuk besoj se do të marrim ndonjëherë sqarim, sepse këtu është bërë e rrugës tashmë që nuk përgjigjet njeri.

Flavio: Pra, iraniani është nga Tirana, jo nga Teherani?

Gent Progni: Pikërisht. Po. Pra si mundet një IP e një institucioni, të sulmojë një institucion tjetër?! Kjo është një përgjigje që nuk e kemi marrë as në rastin e parë të hakerimit, ku IP e AKSHI-t sulmonin institucione të tjera, kompani private dhe shtetin e Kosovës dhe ne e kemi të faktuara edhe IP, edhe sulmin dhe askush nuk jep përgjigje për këtë gjë. Kjo realisht më duket si skenar filmi i mirëorganizuar për të bërë tym, për të goditur në mënyrë specifike kompani dhe interesa specifike.

Flavio: Po çfarë do të thotë kjo konkretisht për operimin dhe qytetarët e zakonshëm të këtij vendi? Pse është alarm ky?

Gent Progni: Është alarm, sepse nëse bie një nga kompanitë e telefonisë, shteti ynë kalon në kolaps. Kompanitë nuk kanë vetëm internetin dhe telefonatat që ne kemi në telefonin tonë, por bëjnë shpërndarje, kanë sisteme me SMS… p.sh. bankat. Ti nuk bën dot një transfertë bankare nëse nuk fut dot kodin SMS që të vjen në telefon. Nuk bën dot një verifikim të llogarisë që të “logohesh” nëse  nuk të vjen SMS në telefon. Pra, nuk është thjesht që një biznes privat sulmohet dhe bie, por është një kolaps i thuajse të gjitha shërbimeve të tjera që afron ky biznes. Arsyeja, që mendoj unë se po bëhet kjo, është për të hequr vëmendjen, për të falimentuar biznese të caktuara dhe për të ngritur një tymnajë sikur ne kemi nevojë për miliona dollarë investime, ndërkohë që ato miliona dollarë po vidhen.” /ar.sh./SYRI.NET

Previous Post

A do të arrestohet Berisha? GJKKO merr sot vendimin për ish-kryeministrin, avokatët paraqiten në seancë

Next Post

Trafikuan sasi të mëdha droge nga Shqipëria në Itali, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO, ja sa vite burg për 10 trafikantët (EMRAT)

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shqipëria: një model zhvillimi i bazuar te pastrimi i parave?

Shqipëria: një model zhvillimi i bazuar te pastrimi i parave?

July 22, 2026
Aksidenti tragjik në rrethrrotullimin e Saukut, policia: Një i vdekur dhe dy të plagosur

Aksidenti tragjik në rrethrrotullimin e Saukut, policia: Një i vdekur dhe dy të plagosur

July 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al