Monday, August 31, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

73.4% e shpenzimeve shëndetësore të shqiptarëve nga xhepi shkojnë për ilaçe

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
73.4% e shpenzimeve shëndetësore të shqiptarëve nga xhepi shkojnë për ilaçe
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria ka rreth tri farmaci private për çdo 10 mijë banorë, më shumë se mesatarja prej 2.1 farmacish në Shtetet e Bashkuara, ndërsa numri i personelit farmaceutik për frymë është dukshëm mbi mesataren evropiane. Por shtrirja e gjerë e rrjetit nuk është shoqëruar me uljen e barrës financiare për pacientët: pjesa më e madhe e barnave financohet ende nga familjet dhe alternativat më të lira zënë një përqindje shumë të vogël të sasive të rimbursuara.

Raporti i Bankës Botërore për sektorin shëndetësor shqiptar vë në dukje se në vitin 2023 Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor kishte kontrata me 822 farmaci private, 42 agjenci farmaceutike, 15 distributorë dhe 43 importues barnash.

Në vitin 2018, Shqipëria kishte 10.9 punonjës farmaceutikë për çdo 10 mijë banorë, krahasuar me mesataren evropiane prej 6.7 punonjësish. Sipas Bankës Botërore, përmasat e sektorit mund të krijojnë nxitje për shpërndarje më të lartë të barnave dhe orientim drejt fitimit, ndaj kërkohet monitorim më i kujdesshëm i aktivitetit farmaceutik.

Financimi publik mbulon vetëm një pjesë të tregut të barnave
Në vitin 2023, financimi publik mbuloi vetëm rreth 44% të vlerës së barnave të importuara në Shqipëri, duke lënë pjesën tjetër të faturës kryesisht në ngarkim të familjeve.

Shpenzimet e Fondit për barnat e rimbursueshme u rritën nga 12 miliardë lekë në vitin 2023 në rreth 13 miliardë lekë në vitin 2025. Nga kjo shumë, rreth 8 miliardë lekë u përdorën për barnat ambulatore të shpërndara përmes farmacive të komunitetit.

Megjithatë, shpenzimi publik për këto barna ishte vetëm rreth 36 euro për banor në vitin 2025, ndjeshëm më i ulët se 97 euro në Bullgari, 63 euro në Serbi dhe 55 euro në Bosnjë-Hercegovinë. Kur përfshihen edhe barnat e përdorura në spitale, shpenzimi publik farmaceutik në Shqipëri arrin në rreth 57 euro për frymë.

Tregu farmaceutik shqiptar vlerësohet në rreth 339.1 milionë euro, ose 143 euro për banor. Shteti financon rreth 40% të tregut dhe shpenzimi publik për barna përbën vetëm 0.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Për krahasim, financimi publik mbulon 68% të tregut në Serbi, 57% në Bosnjë-Hercegovinë, 71% në Maqedoninë e Veriut dhe 69% në Malin e Zi. Shpenzimi publik për banor arrin në 168 euro në Serbi, 87 euro në Bosnjë-Hercegovinë, 95 euro në Maqedoninë e Veriut dhe 256 euro në Malin e Zi.

Tre të katërtat e pagesave nga xhepi shkojnë për ilaçe

Të dhënat e Anketës së Buxhetit të Familjeve për vitin 2023 tregojnë se 73.4% e shpenzimeve shëndetësore që qytetarët paguajnë drejtpërdrejt nga xhepi shkojnë për barna të marra në farmacitë private.

Mesatarisht, familjet shpenzojnë 26.3 lekë për person në ditë për ilaçe. Të siguruarit shpenzojnë mesatarisht 27.4 lekë, kundrejt 23 lekëve për person në ditë te të pasiguruarit. Familjet më të pasura arrijnë në 53.8 lekë për person në ditë.

Banka Botërore vëren se diferenca nuk lidhet vetëm me nevojat shëndetësore. Në të ndikojnë struktura e listës së rimbursimit, bashkëpagesat, praktikat e përshkrimit nga mjekët, zgjedhja e markës dhe përdorimi i alternativave të rimbursueshme.

Alternativat më të lira përdoren pak, ndërsa pak barna marrin pjesën më të madhe të faturës

Lista e barnave të rimbursueshme është zgjeruar në 1,345 produkte, me norma rimbursimi nga 50% në 100%, por alternativat me çmim reference përdoren shumë pak. Në vitin 2025, ato zinin zakonisht më pak se 10% të sasive të rimbursuara dhe në disa raste më pak se 1%, megjithëse nuk kërkojnë bashkëpagesë për diferencën e markës. Kjo tregon se pacientët orientohen shpesh drejt barnave më të shtrenjta, duke paguar një pjesë të konsiderueshme nga xhepi; te disa barna kundër diabetit, bashkëpagesa mund të kalojë 80% të kostos.

Shpenzimet janë gjithashtu të përqendruara te pak produkte: 20 barnat më të kushtueshme në spitale zënë rreth një të katërtën e faturës spitalore, ndërsa 20 barnat kryesore ambulatore marrin mbi një të tretën e kostos së produkteve të shpërndara në farmaci. Banka Botërore rekomandon forcimin e çmimeve të referencës, përdorimin më të madh të barnave gjenerike dhe biosimilare, si dhe kufizimin e rimbursimit për markat dukshëm më të shtrenjta./ekofin.al

Previous Post

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë

Next Post

“E shtyva nga ballkoni”, adoleshenti pranon vrasjen e 13-vjeçares shqiptare në Itali

Next Post
“E shtyva nga ballkoni”, adoleshenti pranon vrasjen e 13-vjeçares shqiptare në Itali

"E shtyva nga ballkoni", adoleshenti pranon vrasjen e 13-vjeçares shqiptare në Itali

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon
AKTUALITET

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

by Editor
January 31, 2025
0

Media belge “Gazet van Antwerpen”  “Antwerp, Dubai,”- shërbimet e Policisë në Shqipëri, Itali, Holandë dhe Belgjikë kanë pikasur këto dy...

Read moreDetails
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Arrestohet Ergys Agasi

Çfarë fshihet në celularët e sekuestruar të Agasit?

August 27, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

August 31, 2026
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nga Kolumbia te kullat e Tiranës/ “Drugsdelta” në gjurmët e parave të kokainës: Shqipëria rrezikon të bjerë nën kontrollin e krimit

Nga Kolumbia te kullat e Tiranës/ “Drugsdelta” në gjurmët e parave të kokainës: Shqipëria rrezikon të bjerë nën kontrollin e krimit

August 31, 2026
Rriten çmimet e naftës në tregjet botërore

Rriten çmimet e naftës në tregjet botërore

August 31, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al