Monday, October 12, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

4 mln euro për Kanye West/ Berisha: Rama ka shndërruar fondin rezervë në llogari personale

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
4 mln euro për Kanye West/ Berisha: Rama ka shndërruar fondin rezervë në llogari personale
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar vendimin për financimin e koncertit të reperit amerikan Kanye West, duke pretenduar se për organizimin e tij janë përdorur fonde të rezervës së shtetit.

Në konferencën me gazetarët, Berisha tha se përdorimi i rreth 4 milionë eurove nga fondi i emergjencave për një aktivitet artistik është, sipas tij, “një nga aktet më të rënda dhe më të papërgjegjshme”.

Berisha ngriti gjithashtu akuza se institucionet shtetërore, përfshirë ministritë dhe shkollat, po angazhohen për të siguruar pjesëmarrje në koncert, duke thene se biletat nuk janë shitur.

“Dhe dy fjalë për ta mbyllur. Për 4 milionë euro, të marra nga fondi i emergjencës të një vendi me potenciale të mëdha zjarri, për një këngëtar, kjo përbën në mënyrë absolute një nga aktet më të rënda, më të papërgjegjshme.

Fondi rezervë i Këshillit të Ministrave përdoret vetëm në emergjenca kombëtare. Por Edi Rama ka shtrirë fondin rezervë në llogarinë e tij personale.

Më 10 dhe 11 maj të vitit 2025, ai i dha Giro d’Italia 7 milionë euro, para të taksapaguesve shqiptarë për të grabitur votat e qytetarëve, për të gënjyer e mashtruar qytetarët për vota.

Dhe tani, në këtë moment të vështirë të urrejtjes së përgjithshme popullore ndaj tij, të shpërthimit të zemërimit të përgjithshëm kombëtar ndaj tij, të shqiptarëve kudo që ndodhen, ai përpiqet të sfumojë sentimentet armiqësore me koncertin e një këngëtari shumë të njohur, por që ka edhe ai problematikat e tij në deklarime dhe në vlerësime.

Sidoqoftë, nuk kam asgjë kundër koncertit të tij, por nuk pranoj kurrë që ai të bëhet me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Ky është një akt që e bën vetëm një njeri që është i aftë për të shpëtuar lëkurën e tij të marrë çdo vendim.

Ju informoj se të gjitha ministritë dhe shkollat kanë bërë listat për të dërguar punonjësit dhe nxënësit në koncert, mbasi biletat nuk janë shitur. Pra, përveç 4 milionëve do të jenë dhe disa milionë të tjera, se punonjësve do u mbahen në rroga ato bileta.

Që do paguhen për koncertin me të cilin Edi Rama beson se duke u përqafuar me Kanye West do mund të përmirësojë imazhin e tij të shkatërruar, do mund të qetësojë urrejtjen e përgjithshme që buron nga shpirti dhe zemrat e shqiptarëve ndaj tij”, tha Berisha.

Previous Post

Bota e muzikës në zi, ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare ikona Bonnie Tyler

Next Post

I zbulua bazë armësh në Fier, Prokuroria mbyll hetimet, dërgon në gjyq 38-vjeçarin

Next Post
I zbulua bazë armësh në Fier, Prokuroria mbyll hetimet, dërgon në gjyq 38-vjeçarin

I zbulua bazë armësh në Fier, Prokuroria mbyll hetimet, dërgon në gjyq 38-vjeçarin

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
AKTUALITET

SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri

by Redaktor Redaktor
October 6, 2026
0

Një fakt domethënës për cilësinë dhe standardet e produkteve të ofruara nga kompanitë shqiptare të sigurimeve vjen nga SIGAL Insurance...

Read moreDetails
Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

Video-t intime në rrjet/ Policia e Tiranës thërret për deklarim kompozitorin Adrian Hila

October 1, 2026
Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina

Bordi ndryshon sërish çmimet e karburanteve, ja me sa do të tregtohen nafta dhe benzina

October 10, 2026
U shfaq në videot intime me Adrian Hilën, Blerina Matraku kërkon falje publike

U shfaq në videot intime me Adrian Hilën, Blerina Matraku kërkon falje publike

October 5, 2026
Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

Skandali erotik me videot e VIP-ave, sa vite burg rrezikon kompozitori, Adi Hila

October 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Pasqyra e vërtetë e çmimeve: më lirë në Londër se në Tiranë!

Pasqyra e vërtetë e çmimeve: më lirë në Londër se në Tiranë!

October 12, 2026
Videot intime me Adi Hilën, reagon vajza e Eli Farës: Mbaje kokën lart…

Videot intime me Adi Hilën, reagon vajza e Eli Farës: Mbaje kokën lart…

October 12, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al