Monday, November 23, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

190 mijë euro për kurimin e leukemisë, familjarët e Endrit Azemit: Edhe ne e besuam historinë e tij

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
190 mijë euro për kurimin e leukemisë, familjarët e Endrit Azemit: Edhe ne e besuam historinë e tij
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Endrit Azemi, i dyshuar për mashtrim me pretendimin se vuante nga Leuçemia Akute dhe se kishte nevojë për kurim jashtë vendit, do të qëndrojë një muaj në paraburgim, pas vendimit të Gjykatës Themelore në Gjilan.

Sipas Prokurorisë, Azemi dyshohet se ka përfituar mbi 190 mijë euro përmes një fushate për mbledhjen e fondeve, duke pretenduar se paratë do të përdoreshin për trajtimin e sëmundjes së tij.

Nga hetimet rezulton se mbi 160 mijë euro janë mbledhur përmes platformës online GoFundMe, ndërsa më shumë se 26 mijë euro të tjera janë siguruar nga aktivitetet për grumbullimin e donacioneve në qendër të Gjilanit. Në këtë aktivitet dyshohet se e kanë ndihmuar edhe familjarë dhe persona të tjerë.

Megjithatë, familjarët e tij pretendojnë se edhe ata kanë qenë të bindur se Endriti vuante nga leukemia. I vëllai, Gzim Azemi, ka treguar se kishte parë dokumente mjekësore, të cilat, sipas tij, përmbanin vula dhe informacione për trajtimet që Endriti pretendonte se kishte kryer.

Ndërkohë, Gzim Azemi ka bërë të ditur se paratë e mbledhura përmes GoFundMe kanë nisur t’u kthehen dhuruesve, ndërsa fondet e grumbulluara në Gjilan ndodhen të bllokuara nga policia. Ai u ka bërë thirrje personave që kanë kontribuar dhe kërkojnë kthimin e parave që t’i drejtohen policisë.

Pas publikimit të rastit, familjarët e Endrit Azemit thonë se janë përballur me fyerje dhe kërcënime nga qytetarët. Për këtë arsye, ata i kanë kërkuar ndihmë Policisë së Kosovës, duke theksuar se nuk kanë pasur dijeni për mashtrimin e dyshuar.

Sipas dosjes së Prokurorisë, të paktën 10 dëshmitarë kanë dijeni për veprimtarinë e dyshuar të mashtrimit.

Nga hetimet dyshohet se, më 9 nëntor 2026, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, Endrit Azemi ka sajuar një ngjarje të rreme, duke pretenduar se ishte prekur nga sëmundja e Leuçemisë Akute.

Për këtë qëllim, ai kishte hapur edhe një fushatë në platformën GoFundMe, përmes së cilës kishte zhvilluar aktivitete për mbledhjen e parave në Kosovë dhe në diasporë, me pretendimin se fondet do të përdoreshin për kurimin dhe rehabilitimin e tij./tch

Previous Post

Bardhi nxjerr zbuluar Ramën: Inaguron të njëjtin shërbim dy herë, në 2023 dhe në 2026!

Rikthehet Androkli Kokthi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve
AKTUALITET

Rikthehet Androkli Kokthi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve

by Redaktor Redaktor
November 17, 2026
0

Ish Drejtori Rajonal i Tatimeve Tiranë rikthehet në Administratën Tatimore 10 vjet pas arrestimit të bujshëm në 18 shkurt 2016....

Read moreDetails
Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

September 24, 2026
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Atentat në Fier, vritet Selami Hasani dhe plagoset vëllai i tij

Atentat në Fier, vritet Selami Hasani dhe plagoset vëllai i tij

November 23, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

190 mijë euro për kurimin e leukemisë, familjarët e Endrit Azemit: Edhe ne e besuam historinë e tij

190 mijë euro për kurimin e leukemisë, familjarët e Endrit Azemit: Edhe ne e besuam historinë e tij

November 23, 2026
Bardhi nxjerr zbuluar Ramën: Inaguron të njëjtin shërbim dy herë, në 2023 dhe në 2026!

Bardhi nxjerr zbuluar Ramën: Inaguron të njëjtin shërbim dy herë, në 2023 dhe në 2026!

November 23, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al