Policia Rrugore në Gjirokastër ka shtuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, duke monitoruar qarkullimin 24 orë në 24 përmes pajisjeve bashkëkohore. Qëllimi i këtyre kontrolleve është rritja e sigurisë rrugore dhe parandalimi i aksidenteve.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, gjatë periudhës 1-23 nëntor 2026, si rezultat i kontrolleve të ushtruara, 10 persona janë arrestuar ose proceduar penalisht, ndërsa 32 drejtuesve të mjeteve u është pezulluar leja e drejtimit.
Në total, gjatë kësaj periudhe janë vendosur 2 338 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Shkeljet e konstatuara nga Policia Rrugore janë si më poshtë:
-
844 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë së lejuar.
-
615 masa për parakalime të gabuara.
-
480 masa për ndalim ose qëndrim të gabuar.
-
318 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
-
19 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit.
-
14 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse.
-
10 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
-
9 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit.
Policia bën me dije se kontrollet do të vijojnë me intensitet të lartë në rrugët urbane, interurbane dhe rurale. Gjithashtu, do të mbahet një prani e shtuar e shërbimeve policore pranë shkollave, me qëllim garantimin e sigurisë së nxënësve gjatë hyrjes dhe daljes nga procesi mësimor.
Në përfundim, Policia Rrugore u bën apel të gjithë drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të shmangin sjelljet që rrezikojnë jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
Qytetarët që konstatojnë shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor ftohen t’i denoncojnë ato në numrin pa pagesë 112.








