Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zoti Kryeministër, me Lufra-n dhe Erzeni-n nuk na pranon Europa

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Zoti Kryeministër, me Lufra-n dhe Erzeni-n nuk na pranon Europa
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në muajt e fundit, optimizmi për integrimin europian të Shqipërisë është rritur ndjeshëm. Zëra politikë dhe diplomatikë, përfshirë edhe Komisioneren për Zgjerimin Marta Kos, kanë folur me tone pozitive për ecurinë e vendit dhe për mundësinë që Shqipëria të jetë pjesë e BE-së brenda një afati të arsyeshëm. Këto deklarata kanë krijuar një atmosferë pozitive në publik dhe janë përdorur gjerësisht në diskursin e brendshëm politik si dëshmi e përparimit.

Por përtej klimës së shpresës, integrimi europian nuk matet me ndjesi. Ai matet me kritere. Dhe ndër kriteret më të forta e më të panegociueshme të Bashkimit Europian është siguria ushqimore; një fushë ku Shqipëria jo vetëm që nuk ka bërë përparim të mjaftueshëm, por në disa raste është përballur me fakte që do të përbënin skandal në çdo vend anëtar.

Sot ndalemi në mënyrë të qëllimshme te produkti më bazik që prek çdo familje: bulmeti. Sepse në mënyrën si përpunohen, etiketohen dhe kontrollohen produktet e qumështit në Shqipëri, mund të lexohet qartë se sa larg jemi realisht nga standardet e BE-së, jo në letër, por në praktikë.

Në pranverën e ketij viti, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi se gjatë një kontrolli të kryer në qarkun Vlorë, në rreth 40% të mostrave të qumështit të markave Lufra dhe Erzeni u zbulua aflatoksina M1 në nivele të ndaluara. Aflatoksina është një toksinë kancerogjene e prodhuar nga myku Aspergillus, që kalon në qumësht përmes ushqimit të kontaminuar të kafshëve.

Në BE, një zbulim i tillë do të çonte në bllokim të menjëhershëm të prodhimit, hetim penal, transparencë të plotë publike dhe reagim zinxhir institucional. Në Shqipëri, masat u kufizuan me një tërheqje të pjesshme nga tregu dhe mungesë totale të përgjegjësisë penale apo institucionale. Tregu rifilloi funksionimin si më parë, ndërsa konsumatori mbeti pa informacion dhe pa garanci.

Lufra dhe Erzeni: një histori e përsëritur shkeljesh dhe mungesë kontrolli

Skandali i aflatoksinës nuk ishte një rast i izoluar. Kompania Lufra është përballur edhe më parë me ngjarje serioze:

Në 2015, pas një hetimi të Krimit Ekonomik në Fier, në ambientet e fabrikës u sekuestruan 1,350 kg qumësht pluhur të padeklaruar, i përdorur në produkte të etiketuara si ”të freskëta”. U regjistrua procedim penal për ”fshehje të të ardhurave” dhe ”mashtrim në përbërje”, por pa ndëshkim real.

Në 2024, qytetarë denoncuan publikisht një dhallë të mykur të Lufrës, ende brenda afatit të skadencës. Rasti nuk pati as hetim të thelluar, as përgjigje transparente.

Po atë vit, kompania u përfshi në një fushatë marketingu ku figura historike shqiptare, si Skënderbeu, Nënë Tereza dhe Ismail Qemali, u stampuan në ambalazhet e dhallës. Fushata u kritikua gjerësisht si banalizim i trashëgimisë kombëtare për qëllime tregtare.

Kompania Erzeni, ndërkohë:

U përfshi në të njëjtin skandal të aflatoksinës.

Në gusht 2024, në një supermarket u zbulua një djathë me datë skadence të manipuluar, e shtyrë artificialisht me mbi një vit.

Në qershor 2025, fabrika e saj në fshatin Samatic të Beratit u denoncua për ndotje të rëndë mjedisore. Banorët raportuan tym të rëndë, mbetje plastike dhe përkeqësim të gjendjes shëndetësore. Asnjë inspektim serioz nuk u bë publik.

Pozita dominuese dhe mungesa e konkurrencës

Të dyja kompanitë, Lufra dhe Erzeni, kontrollojnë së bashku rreth 70–80% të tregut të bulmetit të paketuar në Shqipëri. Ky përqendrim ekstrem i tregut u bë objekt i një hetimi nga Autoriteti i Konkurrencës në fund të vitit 2023, për dyshime për abuzim me pozitën dominuese dhe koordinim të çmimeve, pasi u konstatuan rritje të njëkohshme deri në 38% për djathin dhe gjalpin.

Hetimi nuk çoi në ndëshkim formal, por në publikimin e disa rekomandimeve për “përmirësim të kuadrit të konkurrencës”. Megjithatë, fakti që dy kompani arrijnë të lëvizin tregun në mënyrë të sinkronizuar, dhe se për vite me radhë kanë pasur imunitet praktik ndaj ndëshkimit, është një sinjal serioz për çdo analizë integrimi.

Përse kjo çështje ka rëndësi për procesin e integrimit?

Siguria ushqimore në Bashkimin Europian nuk është vetëm një kapitull teknik. Ajo lidhet drejtpërdrejt me shëndetin e qytetarëve, me funksionimin e tregut të brendshëm, me mbrojtjen e konsumatorit dhe me funksionimin e shtetit ligjor. Rregulloret si EC 178/2002, EC 852/2004 dhe EC 1881/2006 e vendosin përgjegjësinë e prodhuesit dhe të shtetit në çdo hallkë të zinxhirit, nga ferma te përpunimi, nga ruajtja te shitja.

Në Shqipëri, ndërkohë, zinxhiri është i cunguar, fermat janë të fragmentuara, laboratori i vetëm kombëtar nuk është i akredituar për të gjitha analizat, gjurmueshmëria është e pjesshme dhe kontrollet janë kryesisht reaktive, jo parandaluese. Kjo nuk është përputhje me standardet e BE.

Sot u ndalëm vetëm te bulmeti. Jo sepse është problemi i vetëm, por sepse është më i dukshmi. Më i afërti me jetën e përditshme dhe më i pakapërcyeshmi në rast shkeljeje. Në vijim do të ndalemi edhe te mishi, veza, importet, magazinimi, frigoriferët, tregjet informale. Sepse në Shqipëri, problemi nuk është një produkt por është një sistem që nuk funksionon.

Zoti Kryeministër, ju mund të nënshkruani marrëveshje, të organizoni samite dhe të flisni për “imazh të ri europian”. Por në Bashkimin Europian nuk hyhet me qumësht që përmban aflatoksinë, me djathë që daton si të ishte konservë, apo me dhallë që mbulon problemet me figurat e historisë.

Europa nuk pranon produkte jashtë standardit, e as shtete që i lejojnë ato në treg. /Pamfleti

 

Previous Post

“Raiffeisen Bank” hesht, hakerët zhvasin llogaritë e qytetarëve! Policia reagon, por skema mashtruese vazhdon!

Next Post

U mbyt nga e bija me tel, flet vëllai i 56-vjeçarit në Fier: Ka pasur konflikte me gruan, ajo nuk…

Next Post
U mbyt nga e bija me tel, flet vëllai i 56-vjeçarit në Fier: Ka pasur konflikte me gruan, ajo nuk…

U mbyt nga e bija me tel, flet vëllai i 56-vjeçarit në Fier: Ka pasur konflikte me gruan, ajo nuk…

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

July 21, 2026
Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al