Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Raiffeisen Bank” hesht, hakerët zhvasin llogaritë e qytetarëve! Policia reagon, por skema mashtruese vazhdon!

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
“Raiffeisen Bank” hesht, hakerët zhvasin llogaritë e qytetarëve! Policia reagon, por skema mashtruese vazhdon!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një skemë mashtruese e rrezikshme ka shpërthyer ditët e fundit në Shqipëri, ku qindra qytetarë janë përballur me zhvatje të hapur të llogarive të tyre bankare, përmes një SMS-je që pretendon të jetë nga Raiffeisen Bank. Por më skandalozja? Vetë banka ka zgjedhur të heshtë!

Skema: Një link fatal nga “Raiffeisen”

Qytetarët kanë marrë një SMS ku u kërkohet të përditësojnë të dhënat e tyre përmes një linku. Kush ka klikuar – veçanërisht ata që kanë të instaluar aplikacionin “Raiffeisen ON” – ka pësuar zhdukje të parave nga llogaria e vet! Hakerët kanë përdorur një metodë klasike phishing, por me efekte reale në xhepin e shqiptarëve.

Banka: Heshtje. Policia: Kujdes!

Ndërsa dëmet shtohen dhe paniku përhapet, Raiffeisen Bank nuk ka dalë me asnjë paralajmërim zyrtar, duke i lënë qytetarët të informohen vetëm nga denoncimet në rrjete sociale dhe media.

Vetëm Policia e Shtetit ka reaguar, duke paralajmëruar qytetarët që të mos klikojnë asnjë link të dërguar me SMS dhe duke theksuar se bankat serioze nuk kërkojnë të dhëna përmes mesazheve të tilla.

Pse hesht Raiffeisen?

A është kjo papërgjegjshmëri totale, apo një përpjekje për të fshehur përmasat e dëmëve? Një bankë e nivelit ndërkombëtar, me mijëra klientë në Shqipëri, zgjedh të mos japë asnjë paralajmërim, sqarim apo plan masash për mbrojtjen e klientëve.

Qytetarët kanë të drejtë të dinë:

Sa është numri i rasteve të konfirmuara?

Çfarë masash po merren për të ndaluar mashtrimin?

A do të kompensohen qytetarët e dëmtuar?

Reagimi i policisë

Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit dëshiron të informojë opinionin publik lidhur me një skemë mashtruese që po qarkullon së fundi, përmes mesazheve SMS dhe aplikacioneve të komunikimit elektronik.

Shtetas ende të paidentifikuar po dërgojnë mesazhe që përmbajnë linke të rreme, me pretendimin se është i nevojshëm përditësimi i të dhënave bankare ose verifikimi i llogarisë së qytetarëve. Pasi qytetarët klikojnë mbi këto linke dhe japin të dhënat e tyre personale apo bankare, autorët e këtyre veprimeve arrijnë të aksesojnë llogaritë bankare dhe në shumë raste, kanë realizuar vjedhjen e shumave të konsiderueshme monetare.

Policia e Shtetit thekson se asnjë institucion bankar apo shtetëror nuk kërkon përmes SMS-ve apo linkeve të dyshimta dërgimin e të dhënave sensitive, si numrat e kartave bankare, kodet PIN apo kredencialet e tjera të sigurisë.

Për këtë arsye, iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve:

Të mos klikojnë në asnjë link të dërguar nga burime të panjohura;

Të mos japin të dhënat e tyre personale apo bankare në forma të dyshimta online;

Të verifikojnë çdo informacion të tillë drejtpërdrejt me institucionin përkatës (bankë apo agjenci shtetërore);

Të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshuar pranë strukturave të hetimit të krimit kibernetik në Policinë e Shtetit.

Policia e Shtetit vijon të ndjekë me prioritet këto raste dhe po bashkëpunon ngushtë me institucionet financiare dhe partnerët, për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve.

Respektoni sigurinë tuaj digjitale!

Mos ndani të dhëna personale me burime të pasigurta!

Previous Post

Vetëm 1 firmë, zero garë! Tenderi 45 milionësh në Himarë, era klientelizëm dhe ryshfet deri në Cakua

Next Post

Zoti Kryeministër, me Lufra-n dhe Erzeni-n nuk na pranon Europa

Next Post
Zoti Kryeministër, me Lufra-n dhe Erzeni-n nuk na pranon Europa

Zoti Kryeministër, me Lufra-n dhe Erzeni-n nuk na pranon Europa

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

Në Tiranë dhunë policore, Balluku shijon mbrëmjen në Fier – VIDEO

October 19, 2026
UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al