Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zjarri në Tiranë zbulon mungesën e thellë të sigurisë dhe Eurokodeve

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Zjarri në Tiranë zbulon mungesën e thellë të sigurisë dhe Eurokodeve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ngjarja dramatike e ditës së djeshme, ku flakët përfshinë një tjetër pallat shumëkatësh në zemër të Tiranës, ka rikthyer me urgjencë në qendër të vëmendjes pasigurinë teknike të ndërtimeve moderne në vendin tonë.

Ndërsa banorët përballen me pasojat e rënda, ekspertët po ngrenë alarmin se ky nuk është vetëm një aksident i izoluar, por pasojë e drejtpërdrejtë e një sistemi të mangët ligjor dhe teknik që nuk po mban hapin me vrullin e ndërtimeve të reja.

Inxhinieri Nikolin Risilia, i specializuar në projektimin dhe zbatimin e sistemeve për mbrojtjen nga zjarri, deklaron se sektori i ndërtimit ka hyrë në një fazë intensive me godina që arrijnë deri në 100 kate dhe hotele luksoze në bregdet, por Shqipëria ende nuk ka adoptuar standardet e Eurokodeve për mbrojtjen nga zjarri dhe tërmetet.

Sipas tij, megjithëse pas tërmetit të vitit 2019 Akademia e Shkencave mori angazhimin për përputhjen e legjislacionit shqiptar me këto standarde evropiane, procesi ka mbetur në vendnumëro, duke e bërë miratimin e këtyre kodeve një emergjencë kombëtare për shkak të numrit në rritje të zjarreve që tashmë ka arritur në rreth 400 raste në vit.

Situata rëndohet më tej nga mungesa e ekspertizës profesionale në çdo hallkë të procesit, pasi inxhinieri Risilia shpjegon se shpesh sistemet antizjarr projektohen nga inxhinierë elektrikë që nuk kanë njohuritë e nevojshme specifike.

Ai thekson se zbatimi i projektit kërkon njerëz të trajnuar posaçërisht, ndërkohë që aktualisht kontrolli i këtyre sistemeve mbetet defektoz sepse entet që bëjnë kolaudimin dhe certifikimin janë të paafta për të kryer këtë proces.

Për më tepër, ndërtuesit shpesh u shmangen këtyre standardeve pasi përdorimi i materialeve të certifikuara rrit kostot e ndërtimit me 5 deri në 10 për qind, duke lënë pas dore sigurinë e jetës së qytetarëve.

Në analizën e tij mbi objektet më të rrezikuara, inxhinieri vëren një paradoks shqetësues ku pallatet e vjetra tre apo katër katëshe rezultojnë më të sigurta për evakuim për shkak të shkallëve të gjera dhe ventilimit natyror, ndryshe nga kullat e reja me shumë kate nëntokësore.

Po ashtu, godinat që kanë njësi shërbimi si bare e restorante në katet e para, konviktet e mbingarkuara dhe qendrat tregtare me materiale plastike e kimikate mbeten pika kritike që kërkojnë vëmendje të menjëhershme.

Në fund, kjo pasiguri teknike gërshetohet me një mungesë të theksuar të kulturës së sigurimit të pronës mes qytetarëve shqiptarë. Ndonëse të dhënat e vitit 2025 tregojnë një rritje të lehtë të primeve për sigurimin nga zjarri, kjo vjen kryesisht si një kusht i detyruar nga bankat për kreditë dhe jo si një vetëdije e individëve.

Inxhinieri Risilia bën thirrje për një ndërgjegjësim të menjëhershëm të arkitektëve, ndërtuesve dhe administratorëve, duke paralajmëruar se pa ndërhyrje në aftësimin e burimeve njerëzore dhe pa një inventar të saktë të masave antizjarr në godinat ekzistuese, tragjedi të tilla si ajo e djeshmja do të vazhdojnë të kërcënojnë jetën dhe pasurinë e qytetarëve. /Monitor

Previous Post

Portet turistike pa garë, reagon zyra e BE në Tiranë: Shqipëria t’i përmbahet angazhimeve

Next Post

Në kërkim për grup kriminal, Rama-Veliaj i “dorëzuan” Jetmir Pepës miliarda për ndërtimin e shkollave

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Bllokuan punonjësit e Tatimeve brenda resortit në Golem, arrestohen 5 persona/ Emrat

Bllokuan punonjësit e Tatimeve brenda resortit në Golem, arrestohen 5 persona/ Emrat

July 19, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al