Një zjarr ka përfshirë një biznes në qendër të qytetit të Shkodrës. Ngjarja është regjistruar pak minuta më parë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.
Ndërhyrja paraqitet e vështirë, pasi zjarri ka rënë në katin e fundit të një pallati, ndërsa në katet e poshtme ndodhen dhjetëra banesa, duke shtuar shqetësimin për përhapjen e flakëve.
Forcat zjarrfikëse vijojnë përpjekjet për të vënë situatën nën kontroll. Ende nuk ka informacion për shkaqet e zjarrit apo për persona të lënduar.







