Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zhupa-Manastirliut: U kujtove që ishe ministre Arsimi, kur t’u rrezikua karrigia

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Zhupa-Manastirliut: U kujtove që ishe ministre Arsimi, kur t’u rrezikua karrigia
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pas interepelancës, që u zhvillua ditën e sotme në Kuvend  me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, deputetja demokrate Ina Zhupa deklaroi se Manastirliu e kuptoi se ishte ministre Arsimi vetëm kur iu rrezikua karrigia, pasi sipas saj, derisa kur ndodhi tragjedia nuk e kishim parë në asnjë shkollë për të diskutuar mbi problematikat.

Zhupa i kërkoi Manastirliut dorëheqjen, duke i thënë se duhet të ikë një sekondë e më parë nga Minisrtria e Arsimit.

Ina Zhupa: Ti karrigen tënde e ke shfrytëzutar vetëm që ti bësh dëme qytetarëve shqiptarë. Një ministre që ka rekorde për hajdutësi, vjedhje dhe fatkeqësisht dhe për vdekje, nuk vjen këtu për morale …shqiptarët dëmtohen më shumë nga vjedhja që i bën fondeve publike se sa fjala e një opozitari që mbron interesat e opinionit publik.

Nuk e kishte kuptuar akoma që ishte ministre e Arsimit. Nuk e kishim parë në asnjë shkollë të ngrinte probleme për arsimin në shkolla. Nuk e kishim parë të kërkonte buxhet më shumë për ministrinë e vet. E pamë vetëm kur iu rrezikua karrigia e vetë, kur i kërkuam dorëheqjen e kuptuam që ishte ministre e arsimit dhe fajtorin e gjeti te opozita dhe TikTok-u. Fajin e ka shoqëria, çdo njeri përveç Ogerta Manastirliu.

Nëse një nga ata dy djemtë do kishin fituar një medalje në sport në arte, e para që do merrte meritat do ishte Ogerta. Para prindërve për të bërë foto, që do na numëronte suksesin me arsimin, por kur ndodh një fatkeqësi një mungesë përgjegjësie e policisë, drejtoreshës patronazhiste, Ogerta nuk ka faj dhe jep urdhër. Flisni ju për TikTok që gjithë fushatën e keni bërë në tiktok. Shembulli jepet nga vetja, shfrytëzoi ti rrjetet sociale dhe teknologjinë që të rinjtë të marrin leksione. Duhet të ikni një sekondë e më parë, sepse injoroni prindërit. Latë nam duke bërë gjëra falso, duke thënë se çfarë do thonë prindërit.

Asnjë nga prindërit nuk dinte gjë. Brenda perimetrin nuk kishte këmbë të gjallë njeriu nga oficer i sigurisë apo broçkullat që thoni. Fatkeqësia jote e ka ndjekur të gjorin Martin, ke  detyruar që urgjenca të shkojnë sipas ditëve të caktuara në spitale të caktuar. Martin do ishte gjallë nëse do çohej tek QSUT. Por ti me ato që ke bërë, e detyruar nga shkolla Fan Noli tek spitali ushtarak. Sepse ishte dita që i takonte spitalit ushtarak. Keni ndërruar një sistem ku nuk është prioritet jeta. Ky është sistemi ku mësuesi i liron një orë para se i thotë kemi mbledhje se ashtu kemi një punë. Ke përgjegjësi ti? Apo përdor mësuesit për fushatë, për like dhe share në rrjete sociale. A e di ti Ogerta që vetëm 27% e shkollave drejtohen nga individë të certifikuar? Po të tjerët çfarë janë, patronazhistë, sepse kanë merakun ti përgjigjen Ogertës se i fshin i uron suksese në jetë

Previous Post

GJKKO lë në “Arrest shtëpie” Jamarbër Malltezin

Next Post

U fut në listën e zezë të SHBA-ve, Artan Grubi tërhiqet nga politika

Next Post
U fut në listën e zezë të SHBA-ve, Artan Grubi tërhiqet nga politika

U fut në listën e zezë të SHBA-ve, Artan Grubi tërhiqet nga politika

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al