Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KOSOVA

Zgjedhjet në Beograd, serbët e Kosovës u drejtohen kutive të votimit, KFOR në terren

Editor by Editor
in KOSOVA, KRYESORE
0
Zgjedhjet në Beograd, serbët e Kosovës u drejtohen kutive të votimit, KFOR në terren
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Të dielën e 17 dhjetorit në Serbi pritet të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe serbët do tu drejtohen kutive të votimit. Pjesë e listës së zgjedhësve janë edhe serbët e Kosovës, të cilët po ashtu pritet të votojnë këtë të diel.

Ndërkohë, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka shprehur përkushtimin që të ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë si dhe lirinë e lëvizjes, gjatë periudhës zgjedhore.

Ky njoftim i KFOR-it vjen në prag të zgjedhjeve që do të mbahen në Serbi, e ku serbët e Kosovës do t’iu drejtohen kutive të votimit atje, pasi që Kosova s’ka lejuar organizimin e tyre brenda territorit të vet.

“KFOR-i është i përkushtuar të marrë të gjitha masat e duhura në mënyrë që të vazhdojë të sigurojë një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, gjatë periudhës zgjedhore; në përputhje me mandatin e tij bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1244 të vitit 1999; në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi mbahen të dielën, më 17 dhjetor, ndërsa shqiptarët e Luginës së Preshevës garojnë me dy lista, ajo e Shaip Kamberit dhe Shqiprim Arifit.

Sipas vendimit të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve në Serbi, më 17 dhjetor, serbët nga Kosova do të mund ta ushtrojnë të drejtën e votës në qytetet kufitare të Serbisë: Vranjë, Kurshumli, Rashkë dhe Tutin.

Ata votuan në të njëjtën mënyrë edhe në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të 3 prillit, 2022.

Previous Post

“E vrave se…”, zbardhet dëshmia e Mjacajt. Rrëzohet pista se arma është futur me dron, dyshime për bashkëpunëtorë

Next Post

FOTO/ ‘Së shpejti…’/ Arbana zbulon surprizën që të gjithë e presin

Next Post
FOTO/ ‘Së shpejti…’/ Arbana zbulon surprizën që të gjithë e presin

FOTO/ ‘Së shpejti…’/ Arbana zbulon surprizën që të gjithë e presin

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, banori shpëton turisten 10-vjeçare

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, banori shpëton turisten 10-vjeçare

July 20, 2026
DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan/ Sherr mes adoleshentëve, 3 të plagosur

DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan/ Sherr mes adoleshentëve, 3 të plagosur

July 20, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al