Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ KQZ regjistron 4 kandidatë për Vlorën dhe Beratin

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Zgjedhjet e pjesshme lokale/ KQZ regjistron 4 kandidatë për Vlorën dhe Beratin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka regjistruar sot katër kandidatë për bashkitë e Vlorës dhe Beratit për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.

Ndërkohë është vendosur mos regjistrimi i Gjergji Nikës, si kandidat për kryetar bashkie i propozuar nga zgjedhësit për Bashkinë Vlorë, pasi sipas njoftimit të shpërndarë nga Celibashi, nga shqyrtimi i dokumetacionit të depozituar rezulton se mungon regjistrimi i Komitetit Nismëtar, që do të përgatiste punën për regjistrimin e kandidat për kryetar të bashkisë Vlorë.

Mbi këtë vendim Nika ka paraqitur edhe një ankesë, e cila do të shqyrtohet në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve në orën 19:00.

Njoftimi:

Në seancën e sotme publike vendosëm regjistrimin si kandidatë për kryetar të bashkie, për zgjedhjet e datës 9 nëntor 2025:

  1. Bashkia Vlorë, zj. Brunilda Mersini, kandidat i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”
  2. Bashkia Vlorë, z. Dionis Sota, si kandidat për kryetar bashkie i propozuar nga zgjedhësit;
  3. Bashkia Berat, z. Ervin Ceca, kandidat i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
  4. Bashkia Berat, z. Pavlo Shkarpa, si kandidat për kryetar bashkie i propozuar nga zgjedhësit.

Vendosëm mosregjistrimin e z. Gjergji Nikë Nika, si kandidat për kryetar bashkie i propozuar nga zgjedhësit për Bashkinë Vlorë, pasi nga shqyrtimi i dokumetacionit të depozituar rezulton se mungon regjistrimi i Komitetit Nismëtar, që do të përgatiste punën për regjistrimin e kandidat për kryetar të bashkisë Vlorë.

U verifikuan kushtet e kandidimit për kandidatët për kryetar në:

  • Bashkinë Cërrik, z. Florenc Doka, kandidat i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
  • Bashkinë Cërrik, z. Eligert Hima, kandidat i propozuar nga subjekti zgjedhor “Lëvizja Shqipëria Bëhet”;
  • Bashkinë Cërrik, z. Amarildo Hoxha, kandidat i propozuar nga zgjedhësit
  • Bashkinë Mat, z. Altin Bojni, kandidat i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
  • Bashkinë Mat, z. Eduart Brahilika dhe zj. Suzana Tahir Pasha, kandidatë të propozuar nga zgjedhësit;
  • Bashkinë Tepelenë, z. Gramos Sako, kandidat i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
  • Bashkinë Tepelenë z. Gabriel Guma, kandidat i propozuar nga zgjedhësit.

Në bazë të të dhënave të deklaruara në formularët e vetëdeklarimit dhe informacionit të ardhur nga DPB, nuk përbëjnë kusht për mosregjistrimin e kandidatëve ndaj KZAZ-të duhet të vazhdojnë procedurat për regjistrimin e kandidatëve.

Gjithashtu, u hodh shorti dhe u miratuan rezultatet e tij për përcaktimin e renditjes së kandidatëve për kryetar bashkie në fletën e votimit, për zgjedhjet e pjesshme, të datës 9 nëntor 2025.

U miratua përmbajtja e fletës së votimit. Renditja në fletën e votimit për subjektet zgjedhore do të jetë si më poshtë vijon:

  1. Bashkia Vlorë
  2. Brunilda Flamur Mersini

2.Dionis Anesti Sota

  1. Bashkia Cërrik
  2. Eligert Qani Hima

2.Amarildo Sherif Hoxha

3.Florenc Spiro Doka

III. Bashkia Mat

1.Altin Ramazan Bojni

2.Eduart Shaqir Brahilika

3.Suzana Tahir Pasha

  1. Bashkia Tepelenë

1.Gabriel Altin Guma

2.Gramos Sadik Sako

  1. Bashkia Berat

1.Ervin Llazar Ceca

2.Pavlo Koli Shkarpa

U caktua koha e transmetimit në radiotelevizionin publik të fushatës zgjedhore të partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore për zgjedhjet e datës 9 nëntor 2025.

Caktimin e një minutazhi kohor transmetimi prej:

– 50 (pesëdhjetë) minuta në Televizionin Publik dhe 30 (tridhjetë) minuta në Radion Publike, për pasqyrimin e fushatës zgjedhore të “Partia Socialiste e Shqipërisë”;

– 25 (njëzet e pesë) minuta në Televizionin Publik dhe 15 (pesëmbëdhjetë) minuta në Radion Publike, për pasqyrimin e fushatës zgjedhore të Lëvizja Shqipëria Bëhet;

– 5 (pesë) minutash në televizionin publik dhe 5 (pesë) minutash në radion publike, për pasqyrimin e fushatës zgjedhore për secilin prej kandidatëve për kryetar bashkie të propozuar nga zgjedhësit.

U caktuan partitë politike që do të propozojnë anëtarin e tretë dhe të katërt të grupeve të numërimit të votave. Partia Socialiste e Shqipërisë ka të drejtën e propozimit për 2 anëtarë të GNV, Partia Demokratike ka të drejtën e propozimit për 1 anëtar të GNV dhe Partia e Lirisë ka të drejtën e propozimit për 1 anëtar të GNV.

Ndër të tjera, u caktuan vendeve të numërimit të votive dhe u dha autorizimi për ndryshimin e vendndodhjes së dy qendrave të votimit, për zgjedhjet e pjesshme të datës 9 nëntor 2025.

Previous Post

Çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Itali, 4 të arrestuar

Next Post

Java nis me reshje shiu dhe dëborë, parashikimi i motit për ditën e hënë

Next Post
Java nis me reshje shiu dhe dëborë, parashikimi i motit për ditën e hënë

Java nis me reshje shiu dhe dëborë, parashikimi i motit për ditën e hënë

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh
AKTUALITET

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

by Redaktor Redaktor
September 12, 2026
0

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Belshit, ku elektricisti i OSHEE-së, Klajd Zekthi, ka humbur jetën teksa ndodhej në...

Read moreDetails
“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

September 15, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tarifa me fasha edhe për ujin, propozohet mekanizëm sezonal për Durrësin, Vlorën dhe Sarandën

Tarifa me fasha edhe për ujin, propozohet mekanizëm sezonal për Durrësin, Vlorën dhe Sarandën

September 15, 2026
Arrestohet në Spanjë 64-vjeçari shqiptar me 46 precedentë penal

Arrestohet në Spanjë 64-vjeçari shqiptar me 46 precedentë penal

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al