Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zgjedhjet e 9 nëntorit/ KQZ nuk e regjistroi si kandidat i pavarur për Vlorën, Gjergji Nika e padit në Kolegjin Zgjedhor

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Zgjedhjet e 9 nëntorit/ KQZ nuk e regjistroi si kandidat i pavarur për Vlorën, Gjergji Nika e padit në Kolegjin Zgjedhor
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pasi Gjergji Nika nuk u regjistrua nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si kandidat i pavarur në zgjedhjet e pjesshme për bashkinë e Vlorës, ai e ka dërguar çështjen në Gjykatën Administrative të Apelit, ku sot do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor.

Kolegji Zgjedhor Gjyqësor do të marrë në shqyrtimin padinë e kryer nga Gjergji Nika, i cili kërkon  ndryshimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe që KQZ-ja ta regjistrojë atë si kandidat për Bashkinë e Vlorës në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.

“Ndryshimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve nr.1437, datë 26.10.2025 duke vendosur: “Regjistrimin e Z.Gjergji Nikë Nika, si kandidat për Kryetar Bashkie, i propozuar nga zgjedhësit, në zonën zgjedhore Bashkia Vlorë, në zgjedhjet e pjesshme vendore për Kryetar Bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore të datës 9 nëntor 2025”, thuhet në objektin e padisë të kryer nga Gjergji Nika ndaj KQZ-së dhe të depozituar në Gjykatën Administrative të Apelit.

Dy ditë më parë, Nika ishte i pranishëm në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku iu bë e ditur nga kreu i këtij institucioni Ilirjan Celibashi se ai mund të afirmohej si kandidat i mbështetur nga zgjedhësit vetëm duke përgatitur një kërkesë te komisioni Nismëtar.

“Ju kishit detyrimin që të afirmoheshit si kandidat i mbështetur nga zgjedhësit vetëm duke përgatiur këtë kërkesë tek një Komitet Nismëtar. Favori që ligji iu ka bërë është që ju nuk kishit nevojë për të mbledhur firma”, tha Celibashi.

Nga ana e tij, Nika u përgjigj se “në radhë të parë mua ma lejon ligji, pasi ti e ke të shprehur shumë të qartë, neni 70 pika 4, shkruhet, kandidatët që janë kryetarët e Bashkive, anëtarët e Këshillit Bashkiak dhe deputetët. Me një vërtetim nga instucionet e tyre, mund të regjistrohen duke mbajtur një mandat mbi gjashtë muaj” .

Në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit gara për kreun e bashkisë së këtij qyteti do të zhvillohet mes mes 2 rivalëve; Bruna Mersinit dhe të pavarurit të mbështetur nga opozita, Dionis Sota, ndërsa tashmë pritet se cili do të jetë edhe vendimi që do të marrë Kolegji Zgjedhor për Gjergji Nikën nëse ky i fundit do të bëhet pjesë e garës për bashkinë e Vlorës.

Previous Post

Gjykata Supreme e Kosovës shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për përfitimin e pensionit

Next Post

Mashtrim kompjuterik, GJKKO dënon me rreth 100 vite burg 16 persona

Next Post
Mashtrim kompjuterik, GJKKO dënon me rreth 100 vite burg 16 persona

Mashtrim kompjuterik, GJKKO dënon me rreth 100 vite burg 16 persona

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al