Saturday, October 31, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zbulohen dy biznesmenët që po tentojnë të rrëmbejnë 60 ha tokë në Sarandë për Park Voltaik

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Zbulohen dy biznesmenët që po tentojnë të rrëmbejnë 60 ha tokë në Sarandë për Park Voltaik
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në tetor të vitit të kaluar, në Bashkinë e Sarandës mbi papritmas një projetvendimi për dhënien me qira të 60 hektarëve tokë tek një privat, që ka propozuar të ndërtojë një park fotovoltaik. Zona ku propozohet të ndërtohet parku njihet si Kullotat e Heremecit dhe shtrihet në afërsi të fshatit Nivicë-Bubar, ish komuna e Lukovës.

Projekti për ndërtimin e parkut fotovoltaik është kundërshtuar fuqishëm nga banorët e Sarandës, veccanërisht ata të fshatit Nivicë-Bubar. Përtej efekteve negative të parkut në ekosistemin e një zone me potencial të lartë turistikë, në qendër të kundërshtimeve qëndron edhe pronësia e tokës.

Prona në fjalë është regjistruar në pronësinë e Bashkisë së Sarandës në 10 tetor të vitit të kaluar, vetëm 10 ditë para se të paraqitej kërkesa për ndërtimin e parkut fotovoltaik. Por dhjetra familje të fshatit Nivicë-Bubar pretendojnë se Bashkia ka falsifikuar dokumentat e pronësisë, pasi prona u përket atyre. Mbi pretendimet e banorëve, po në tetor të vitit të kaluar, Gjykata e Sarandës ka vendosur bllokimin e pronës përmes sekuestros konservative.

Buzi-Xhindoli

Pavarësisht kundërshtimeve dhe vendimit të Gjykatës, Bashkia e Sarandës nuk është tërhequr nga projekti dhe për muaj të tërë e kishte mbajtur të fshehtë emrin e kompanisë që qëndronte pas tij. Deri më sot.

Sipas projektvendimit, kompania e interesuar për të ndërtuar voltaikun quhet Park Sol Energy. Kjo kompani është krijuar në shtator të vitit 2022 dhe zotërohet nga dy biznesmenë. Ata janë Paqsor Buzi dhe Agim Xhindoli, të cilët kanë nga 50 për qind të aksioneve.

Paqsor Buzi është një biznesmen i fuqishëm në fushën e ndërtimit, i cili ka përfituar dhjetra milionë euro nga kontratat publike përmes kompanisë së tij GPG. Agim Xhindoli po ashtu zotëron disa kompani në fusha të ndryshme, por fama e tij u rrit edhe më shumë kur u intervistua nga Edi Rama në podcastin e kryeministrit.

Kompania e dy biznesmenëve synon të ndërtojë një park të madh fotovoltaik mbi tokën që do të marrë me qira nga Bashkia e Sarandës. Por deri më tani projektvendimi nuk ka kaluar dot në Këshillin Bashkiak për shkak edhe të kundërshtimeve të forta të qytetarëve. I parashikuar për t’u votuar këtë të enjtë në datën 29 shkurt, Bashkia e Sarandës e tërhoqi sërish projektvendimin e parkut fotovoltaik nga rendi i ditës së Këshillit. Por banorët druhen se vendimi do të kalojë, pasi sipas tyre ndaj anëtarëve të Këshillit po bëhet presion nga lart./Kapitali.al

Previous Post

Kush janë dy ish-banorët e Big Brother që do të futen në “BBV3” të shtunën

Next Post

Pogba thyen heshtjen pas pezullimit: Jam zemërthyer, do ta apeloj vendimin

Next Post
Pogba thyen heshtjen pas pezullimit: Jam zemërthyer, do ta apeloj vendimin

Pogba thyen heshtjen pas pezullimit: Jam zemërthyer, do ta apeloj vendimin

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

October 24, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

October 25, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Dy fëmijë protestues ulen këmbëkryq para efektivëve

Dy fëmijë protestues ulen këmbëkryq para efektivëve

October 31, 2026
Studenti kërkon të largojë deputetët demokratë nga protesta

Studenti kërkon të largojë deputetët demokratë nga protesta

October 31, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al