Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Xhixho: Konferenca e Rektorëve duhet dëgjuar dhe ligji i ri i shkencës duhet ndaluar

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Xhixho: Konferenca e Rektorëve duhet dëgjuar dhe ligji i ri i shkencës duhet ndaluar
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka denoncuar sërish projektin qeveritar për ligjin e ri të shkencës.

Postimi:

Konferenca e Rektorëve duhet dëgjuar dhe ligji i ri i shkencës duhet ndaluar urgjentisht të avancojë në proçesin parlamentar!

Në mbështetje të Konferencës së Rektorëve, të cilët kundërshtojnë projektligjin e ri për kërkimin shkencor.

Duke e cilësuar tërërsisht të drejtë shqetësimin e tyre për ndryshimin e draftit, në mungesë të plotë transparence dhe me arrogancën shpërfillëse që e karakterizon këtë maxhorancë, shpreh dakordësinë e plotë me qëndrimin kundër këtij projektligji që shkel autonominë universitare dhe e bën shkencën monopol të qeverisë.

Por si në çdo konsultim sa për procedurë që bën kjo qeveri me grupet e interesit, edhe në këtë rast nuk ka marrë parasysh opinionet e botës akademike dhe nuk i ka reflektuar në draftin final. [📄]

Në letrën e rektorëve të institucioneve të arsimit të lartë, publike dhe private në vend, dërguar kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, thuhet:

“Për këtë projektligj është punuar së bashku me përfaqësues të Konferencës së Rektorëve dhe për projektet e rishikuara, mbi bazën e komenteve te dërguara nga ana jone, ka patur reflektime të herëpashershme.

Me shqetësim konstatojmë se projektligji që ju keni në shqyrtim, është një variant shumë më

ndryshe nga ai që është konsultuar me ne, duke ju rikthyer thuajse, variantit te parë të projektit fillestar, i kundërshtuar nga Konferenca e Rektorëve.

Në këto kushte do të kërkonim pezullimin e procedurave të miratimit të projektligjit dhe të pranoni në fillim të javës që vjen, komentet që do t’Ju dërgojë Konferenca e Rektorëve”shprehet në letrën dërguar Kuvendit, kryetari i konferencës së rektorëve, Prof.Dr Artan Hoxha.

Manovrat e qeverisë me këtë draft nuk janë gjë tjetër veçse përpjekje për të kaluar me nxitim një ligj që kërkon që shkencën ta drejtojë Edi Rama.

Në seancën dëgjimore të së hënës duhet dëgjuar zeri i botës akademike, pasi zëri i tyre është shumë më i fuqishëm se kjo qeveri që ka 11 vjet nuk financon dhe nuk mbështet kërkimin shkencor në Universitetet e vendit.

Previous Post

Morën peng 53-vjeçarin, arrestohet çifti në Gjirokastër

Next Post

I dënuar me 7 vite burg në Greqi, arrestohet shqiptari

Next Post
I dënuar me 7 vite burg në Greqi, arrestohet shqiptari

I dënuar me 7 vite burg në Greqi, arrestohet shqiptari

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Përplasja Rama–Becchetti, faturë milionëshe për qytetarët/ Zbulohen kostot e mbrojtjes ligjore

Përplasja Rama–Becchetti, faturë milionëshe për qytetarët/ Zbulohen kostot e mbrojtjes ligjore

July 22, 2026
Shkelën procedurat e punësimit të Muçi Shaljanit, 6 muaj burg për dy ish-zyrtarët e AMP-së

Shkelën procedurat e punësimit të Muçi Shaljanit, 6 muaj burg për dy ish-zyrtarët e AMP-së

July 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al