Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vrau shokun e fëmijërisë, Gjykata e Korçës lë në burg Kristjan Sterjon: Jam penduar

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KOSOVA, KRYESORE
0
Vrau shokun e fëmijërisë, Gjykata e Korçës lë në burg Kristjan Sterjon: Jam penduar
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Kristjan Sterjon, i dyshuar për vrasjen e Johan Zukos, 20 vjeç, me të cilin kishte qenë shok fëmijërie.

Sterjo u paraqit paraditen e së mërkurës në gjykatë nën masa të rrepta sigurie, ku u njoh me vendimin për masën e sigurisë. Gjatë seancës ai është shfaqur i qetë, ndërsa në përfundim ka shprehur pendesë për krimin.

“Jam penduar për atë që kam bërë”, mësohet të ketë deklaruar ai.

Nga dëshmia e Sterjos dhe hetimet paraprake rezulton se konflikti mes dy të rinjve kishte nisur disa ditë para ngjarjes dhe ishte përshkallëzuar pas disa episodeve të mëparshme.

Një prej shkaqeve që po hetohet lidhet me pretendimin se 20-vjeçari kishte ngacmuar të dashurën e Sterjos. Megjithatë, hetuesit po verifikojnë edhe konfliktet e mëparshme mes tyre, pasi dyshohet se të rinjtë kishin pasur debate, sharje dhe provokime të vazhdueshme.

Sipas të dhënave të deritanishme, përplasja mes tyre ishte kthyer në një konflikt të vazhdueshëm, ku dyshohet se ndikuan edhe pretendimet për dominim në lagje.

Në ditën e ngjarjes, sipas dëshmisë së tij, Sterjo ka marrë armën dhe ka ndjekur Zukon. Më pas e ka qëlluar me një plumb pas shpine, duke i shkaktuar plagë që rezultuan fatale.

Hetimet vijojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe motivet që çuan në përshkallëzimin e konfliktit mes dy të rinjve.

Previous Post

A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës?

Franca bëhet vendi i parë në BE që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç
BOTË

Franca bëhet vendi i parë në BE që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

by Redaktor Redaktor
July 22, 2026
0

Franca është vendi i parë në Bashkimin Evropian që ka miratuar një ligj për kufizimin e aksesit në rrjetet sociale...

Read moreDetails
Projekti “Smart City”/ BIRN: Mbi 118 milionë euro për vendosjen kamerave inteligjente, por kush e garanton sigurinë?!

Projekti “Smart City”/ BIRN: Mbi 118 milionë euro për vendosjen kamerave inteligjente, por kush e garanton sigurinë?!

August 6, 2026
“Jam i papunë”, por zgjedh hotelin 1100 euro nata, sa 2 muaj rrogë e ish-vartësve të tij/ Alibia e ish-zyrtarit të Policisë, Ulian Shpataraku pas sherrit në Dhërmi

“Jam i papunë”, por zgjedh hotelin 1100 euro nata, sa 2 muaj rrogë e ish-vartësve të tij/ Alibia e ish-zyrtarit të Policisë, Ulian Shpataraku pas sherrit në Dhërmi

August 8, 2026
“Në Londër me Range Rover për 24 mijë pound”, Sky News zbulon skemën e re të trafikimit

“Në Londër me Range Rover për 24 mijë pound”, Sky News zbulon skemën e re të trafikimit

August 7, 2026
Hetimi për korrupsion në Partinë Socialiste, kryeministri mohon akuzat: Nuk kisha dijeni

Hetimi për korrupsion në Partinë Socialiste, kryeministri mohon akuzat: Nuk kisha dijeni

June 5, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Vrau shokun e fëmijërisë, Gjykata e Korçës lë në burg Kristjan Sterjon: Jam penduar

Vrau shokun e fëmijërisë, Gjykata e Korçës lë në burg Kristjan Sterjon: Jam penduar

August 12, 2026
A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës?

A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës?

August 12, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al