Monday, September 14, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vrau partnerin e ish-gruas/ Lihet në burg pa afat Xhuliano Miho: Jam bërë pishman!

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Vrau partnerin e ish-gruas/ Lihet në burg pa afat Xhuliano Miho: Jam bërë pishman!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Fierit ka caktuar këtë të dielë masën e sigurisë “arrest me burg” pa afat për 39-vjeçarin Xhuliano Miho, i cili akuzohet për vrasjen me thikë të 24-vjeçarit Xhimi Bakaj.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Vladimir Cjapi, teksa Miho ka pranuar krimin para togave të zeza, por avokati i tij mbrojtës Niko Bega ka pretenduar se thikën 39-vjeçari ia ka marrë viktimës dhe vrasja është kryer për vetëmbrojtje, pasi më parë ishin zënë me grushta.

“Nuk doja ta vrisja, çdo gjë ka ndodhur në zënkë e sipër, jam bërë pishman për çfarë ka ndodhur, u kërkojë ndjesë familjarëve të viktimës” ka pohuar autori në sallën e gjyqit.

Avokati Niko Bega është prononcuar për mediat pas seancën, ku ka treguar versionin e ngjarjes që i ka treguar 39-vjeçari se si e kreu vrasjen.

“Normal që është penduar për atë që ka bërë. pavarësisht kallëzimeve që ka bërë i arrestuari në Komisiariat 3 4 herë për keqtrajtimet që i ka bërë viktima dhe zënkave të përditshme dhe kanosjeve. Masa e sigurimit u la me arrest në burg pa afat. I pandehuri pretendon që kur ka vajtur tek vendi i ngjarjes, ka takuar fëmijët dhe u ka blerë patatina dhe rroba për të veshur. Ndërkohë ka vajtur viktima janë zënë me grushta me njëri tjetrin. I arrestuari pretendon se ka marri ai thikën, e ka pasur viktima thikën e ka qëlluar pasi dhe vetë i arrestuari ka pasur shenja në qafë dhe në kokë. Patjetër që është penduar. Po ka një viktimë aty.” – tha avokati.

Ngjarja ndodhi tre ditë më parë, pasi Miho dhe Bakaj janë gjetur rastësisht në rrugë “Ramiz Aranitasi”. Dyshohet se shkaku i krimit ka qenë bashkëjetesa që Bakaj kishte nisur me ish-gruan e Mihos. Këta të fundit ishin të ndarë zyrtarisht prej 9 muajsh, teksa janë edhe prindër të dy fëmijëve.

Pas divorcit gruaja 33-vjeçare kishte nisur të bashkëjetonte me Bakajn, pasi ishin njohur në rrjetet sociale. Por siç duket kjo nuk është pranuar nga 39-vjeçari Miho. Pas shumë debatesh e konfliktesh ngjarja ka degraduar deri në pikën që ai vrau bashkëjetuesin e ish-gruas.

Miho ka qëlluar tre herë me thikë 24-vjeçarin, i cili u dërgua me spital me shenja jete, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra edhe pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Në dëshminë e dhënë në Polici pas vrasjes, 39-vjeçari ka deklaruar se ish-gruaja i kërkonte para për fëmijët e tyre, teksa i tregonte se si e kënaqte dhe partneri i ri. Ndërsa ky i fundit, sipas Xhuliano Mihos, i bënte karshillëk.

“Gruaja më merrte në telefon dhe më thoshte se po kënaqej me të dashurin e ri, më kërkonte para për fëmijët. Edhe Xhimi më vinte te puna dhe më bënte karshillëk”, është shprehur 39-vjeçari.

Previous Post

Arrestimi i Beqajt/ Gazetari zbulon detajet e dosjes: Një tender është paguar 2 herë

Next Post

Dy projekte, shtatë vite, akoma pa terminal te kthesa e Kamzës. Si mashtroi Veliaj

Next Post
Dy projekte, shtatë vite, akoma pa terminal te kthesa e Kamzës. Si mashtroi Veliaj

Dy projekte, shtatë vite, akoma pa terminal te kthesa e Kamzës. Si mashtroi Veliaj

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh
AKTUALITET

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

by Redaktor Redaktor
September 12, 2026
0

Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Belshit, ku elektricisti i OSHEE-së, Klajd Zekthi, ka humbur jetën teksa ndodhej në...

Read moreDetails
Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

September 4, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

September 12, 2026
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al