Monday, July 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Vrau gruan me çekiç në Greqi/ Shqiptari: E futa në dollap dhe shkova të përgatisja mëngjesin për fëmijët

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE
0
Vrau gruan me çekiç në Greqi/ Shqiptari: E futa në dollap dhe shkova të përgatisja mëngjesin për fëmijët
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shqiptari Kastriot Cenko ka rrëfyer sot në gjykatën greke, krimin makabër që kreu në familjen e tij, dy vite më parë. Gjatë procesit gjyqsor ndaj tij, ai ka treguar, se si vrau bashkëshorten Alba Cenko, nënë e dy fëmijëve, pas një sherri që po i çonte drejt ndarjes dhe rrethanat e ngjarjes.

Cenko ka deklaruar para gjyqtarëve se vrau nënën 32-vjeçare të fëmijëve të tij sepse u zemërua kur ajo i tha se do t’i merrte dy fëmijët e tyre dhe do ta braktiste atë. Ai e justifikoi fshehjen e trupit të gruas në papafingo të shtëpisë së tyre sepse nuk isha normale, duke thënë se ishte një zgjidhje që e kishte menduar derisa i tregoi asaj çfarë kishte ndodhur.

Sipas të pandehurit, ata kishin shumë vite që përballeshin me probleme serioze në marrëdhënien e tyre, ndërsa, siç tha ai, viktima kishte një lidhje jashtëmartesore me shoqen e tij të fëmijërisë. Megjithatë, ai këmbënguli se e donte atë. Lidhur me krimin, 42-vjeçari tha se e goditi gruan një herë me çekiç, e cila ra menjëherë në tokë.

“Mora jorganin dhe një qese prej cope dhe e mbështolla. E futa në dollap dhe shkova të përgatisja mëngjesin për fëmijët”, tha ai.

“E dinit që ai kishte një lidhje jashtëmartesore, e dinit me kë. A menduat të divorcoheshit? Konceptet e familjes, siç na thoni, kishin humbur…”, e ka pyetur gjyqtari.

“Jo. Nuk kam dashur kurrë që fëmijët e mi ta përjetojnë ndarjen. I kisha thënë: “Mund të bësh çfarë të duash. Dashuria ime për ty nuk do të ndryshojë. E kisha pranuar…”, tha shqiptari.

“Ajo më tha më parë se po largohej dhe po merrte fëmijët me vete. Më tha se i vogli nuk ishte fëmija im. Në atë moment u hutova. E gjithë jeta ime ishin fëmijët e mi… Bëra CPR, por pa sukses.”

I pyetur se çfarë bëri më tej dhe pse nuk thirri ambulancën ai shpjegoi se i ka vendosur në kokë një qese, që fëmijët mos të shihnin gjakun dhe më pak e futur në dollap. Ai rrëfeu edhe arsyet se përse e vendosi trupin në papafingo, duke e argumentuar me tronditjen e madhe dhe faktin se nuk donte që trupin ta shihnin fëmijët në dollap.

“Mora një qese dhe e vura në kokë që të mos linte shenjë, që fëmijët të mos trembeshin nga gjaku. Mora jorganin dhe një çarçaf dhe e mbështolla… E futa në dollap dhe shkova të përgatisja mëngjesin për fëmijët. E vura në dollap. U ngrita në mëngjes, i çova fëmijët në shkollë. Nuk ndihesha mirë… Po përpiqesha të gjeja guximin t’u shpjegoja fëmijëve, të shihnin se çfarë do të bëja… Shkova në punë dhe më pyetën se çfarë kisha.

U thashë se gjoja kishte ikur… të shtunën në mëngjes i dërgova fëmijët te vëllai im për të lexuar. Mendova ta vendosja në papafingo. Po mendoja si t’ua tregoja të gjithëve. Fëmijëve… këtë po mendoja… Nuk isha normal. E vura në papafingo. Nuk mbaj mend… nëse doja të zhdukesha, mundesha. Por kurrë nuk mendova ta fshihja… Por ku do ta lija trupin? Në dollap që fëmijët ta hapnin dhe t’i trembnin? Ishte një apartament i vogël…”, ka thënë Cenko.

Tags: femijetSHQIPTARIvrasje
Previous Post

Lorena Arapaj jep dorëheqjen nga drejtimi i spitalit të Vlorës

Next Post

5000 euro poshtë dyshekut dhe 70 doza kokaine në makinë, arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Itali!

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Spanja kampione e botës për herë të dytë, bie mbretërimi i Messit

Spanja kampione e botës për herë të dytë, bie mbretërimi i Messit

July 20, 2026
“Hotel me 3 yje, 3500 euro”, eksperti zbardh abuzimet pas koncertit të Kanye West

“Hotel me 3 yje, 3500 euro”, eksperti zbardh abuzimet pas koncertit të Kanye West

July 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al