Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin me 30 vite burg për Agron Tufën, i akuzuar për vrasjen dhe groposjen e Kejsi Hysës.
Tufa u dënua me 30 vite burg nga Gjykata e Krujës më 19 qershor 2021 për vrasjen që tronditi vendin.
Ai akuzohet se më 5 korrik të vitit 2018 vrau Kejsi Hysën në fshatin Shelqet të Niklës pas prishjes së pazareve të drogës.
Agron Tufa u shpall fajtor në mungesë për vrasje me dashje.