Në përgjigje të kërkesës së shtetasit Niko Kono, i cili prej vitesh kërkon eshtrat e djalit të xhaxhait të tij, Dhimitër Kono, vrarë gjatë tentativës për arratisje në 24 janar tëvitit 1963, një grup pune ka nisur procedurat e hetimit administrativ në vendvarrimin e dyshuar në pikën kufitare Shelegurë, Leskovik.
Për dy ditë, Autoriteti i Dosjeve ka zhvilluar disa takime koordinuese në qytetin e Ersekës (Kolonjë) për bashkëpunimin mbi identifikimin dhe rikuperimin e trupave të të zhdukurve e të të ekzekutuarve, si dhe masave për ruajtjen e vendvarrimeve.
Grupi i punës bëri kqyrjen e vendit të ngjarjes, shoqëruar nga Jorgo Suljoti, i cili ka marrë dijeni për ngjarjen,treguar nga babai i tij i moshuar.Vendi ky dyshohet se është varrosur trupi i Dhimitër Konës nga kqyrja e vendit të ngjarjes ndodhet 500 metra larg ish-postën kufitare Shelegurë, Leskovik.
Grupi i punës vijon procedurat administrative për të nisur sa më shpejt bashkëpunimin me policinë prokurorinë dhe autoritetet lokale me akte që do të kulmojnë me zhvarrimin e trupit dhe dorëzimin e tij tek familjarët.
Në vijim të punës së nisur mbi hetimet administrative për vrasjet në kufi gjatë periudhës 1994-1991 në rrethin e Kolonjës, por edhe njohjes dhe studimit më të thellë tëhistorive të zonës që lidhen me vrasjet në kufi, Kryetarja, Dr. Gentiana Sula, anëtari z. Gjergj Marku dhe drejtues të strukturave të Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit u takuan me nënkryetarin e Bashkisë së Ersekës, Petro Risto, Sekretaren e Përgjithshme Sofika Rexhepi dhe Drejtoren e Turizimit dhe Trashëgimisë Kulturore, Anila Çoçllari.